Marguerite Duras BDI0141
New product
503 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928428080 | |
Rreth librit
Spanjë. Verë. Një çift me pushime, Maria e Pjeri dhe mikja e tyre, Kler, bllokohen për shkak të stuhisë në një qytezë, ku një burrë sapo ka kryer një krim pasioni: Rodrigo Paestra ka vrarë gruan e tij të re, vetëm 19 vjeç, në krahët e të dashurit. Qyteti është i trazuar, kudo ka patrulla policie. Nën dritat verbuese të stuhisë, Maria vështron çatitë e shtëpive. Dhe aty, fshehur në majë të një çatie, i zë syri një burrë. Një zbulim që mund t’i ndryshojë jetën. Maria dhe Rodrigoja, Pjeri dhe Klera në misterin e pritjes. Spanja, stuhia, një trekëndësh dashurie... Një roman policor ku tensioni erotik është i ndjeshëm në çdo fjalë. Me forcën e joshjes poetike, që e bën lexuesin rob të vetin.
| pages | 140 |
| ISBN | 9789928428080 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Mira Meksi |
| Roman | Romancë&Pasion |
Një ngjarje unike letrare: M. Duras, pasi mëson për vdekjen e burrit që kishte qenë protagonist i romanit "Dashnori", gjashtë vjet më pas rishkruan historinë e dashurisë. Protagonistët janë po ata: burri kinez dhe pesëmbëdhjetëvjeçarja e bardhë. I njëjti sfond: Indokina e viteve tridhjetë, me pasditet e saj rraskapitëse, aroma e shiut dhe jaseminit,...
Mbase nuk ka një libër për luftën, për Holokaustin, për vdekjen, ku sentimentalizmi të mungojë kaq fort. Dhe ku dhimbja të flasë kaq shumë.
Marguerite Duras lindi më 1914 dhe që me romanin e saj të parë hyri në letërsinë bashkëkohore franceze si një uragan, ku natyra njerëzore gjeti pasqyrimin e vet më të çiltër. Emri i saj ka mbi 50 vjet që udhëton nëpër botë nëpërmjet veprash befasuese, ku problemet e mprehta sociale që shqetësojnë sot botën njerëzore, kanë gjetur te pena e shkrimtares...
“Moderato Cantabile” është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milion kopje. “Moderato Cantabile” konsiderohet shpesh herë si pjesë e rrymës “nouveau roman” (romani i ri).