Histori dashurie ne Oksford View larger

Histori dashurie ne Oksford

Max Beerbohm PE0127

New product

Përshkrim i shkurtër

Një vajzë e bukur që vjen nga bota e spektaklit gjendet në Universitetin e Oksfordit, në një mjedis burrash gjë që e shndërron nga një ikon të joshëse në një mallkim. Ky libër komik rrok mjeshtrisht letërsinë e dashurisë tragjike dhe romantike, duke i gërshetuar me historinën e personazhit. Modern Library e ka përfshirë në listën e 100 romaneve më të mira në gjuhën angleze të shekullit XX. Edhe The Guardian e ka përfshirë në një listë të ngjashme.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928200266

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

More info

Rreth librit

“Histori dashurie në Oksford” ose “Culika Dobson”, një satirë mbi jetën universitare dhe më kulmori ndër romanet komike angleze, sëmbon përmes ironisë dhe kritikës dashamirëse një vend të kufi zuar nga dekori, një vend ku forma është gjithmonë më e rëndësishme se përmbajtja.

Culika, mbesa e një rektori, është një magjistricë dinake, me famë nga Nju Jorku deri në Shën Petërburg, një divë me tërheqje magjepsëse, një vajzë nga të atillat. Kjo femër me një bukuri të jashtëzakonshme mbërrin në Oksford, një botë burrërore akademikësh të privilegjuar, dhe menjëherë shkatërron gjithë trupën studentore, duke u shndërruar në fi llim në një ikonë e më pas në një mallkim për ta.

Kritika

Krejtësisht joshës... plot stil dhe mprehtësi, një fantazi e hijshme e shoqëruar me një prozë të shkëlqyer dhe stil të stërholluar. Një satirë për jetën universitare, sjelljen aristokratike dhe letërsinë e Dashurisë Tragjike dhe Romantike. Culika rrëfen historinë tekanjoze dhe thellësisht qesharake të një showgirl-i bukuroshe që përballet rrëmbyeshëm me Oksfordin.

                                                                                                New York Times

Fantazi e përkryer. Nuk mund ta lëshosh nga dora falë mjeshtërisë që autori tregon në stil e, mbi të gjitha, falë aftësisë së tij për përthyerje dhe paranteza.                                       

                                                                                    New York Review of Books

Lexuesit... do të gjejnë një roman të vërtetë, i cili zotëron një ngarkesë shpërthyese të vonuar, që ndihet sot me një fuqi befasuese.

 

                                                                                                            The Guardian

Fragmente nga libri

1) Ajo mendonte se kishte talent dhe i pëlqente t’i thoshin se ashtu ishte. Më së shumti, e donte punën e vet thjesht si një mjet për të rënë në sy. [...] Ajo ishte një nimfë për të cilën admirimi i burrave ishte pjesa më kryesore e jetës. [...] Sa më shumë që nderimi i burrave bëhej diçka e natyrshme për të, aq më thellësisht i domosdoshëm ishte ai për lumturinë e saj. Sa më shumë e fitonte atë, aq më tepër e ruante si thesar.

2) Për mua, martesa është e shenjtë. Nuk mund të martohem me një burrë për të cilin nuk kam bërë marrëzira, ashtu siç nuk mund të martohem me një burrë që bën marrëzira për mua.

3) – Uluni! Më hutuat! – tha Duka. – Shpjegohuni! – e urdhëroi.

   – A nuk është pak si tepër që një burrë t’ia kërkojë këtë një gruaje?

   – Nuk e di. Nuk kam përvojë me gratë. Përgjithësisht, më duket se çdo burrë ka të drejtën e një shpjegimi nga gruaja që i ka shkatërruar jetën.

4) Na mësojnë t’i shmangemi ironisë, ngase njerëzia e ka zakon ta marrë atë fjalë për fjalë. Përkundrazi, është e rrezikshme të bësh një deklaratë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë në veshët e Zotave që dëgjojnë gjithçka. Po si t’ia bëjmë, pra? Dilema ka nevojë për një vëllim të tërë më vete.

Ky botim realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

 

Data sheet

pages291
ISBN9789928200266
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
Përmasat14x21
PërkthyesiAlina Karaulli
RomanRomancë&Pasion