Saimir Muzhaka, Antonio Babliku, Loer...
Spiuni nuk duhet të ndodhet në qendër të ngjarjeve politike dhe në asnjë rast nuk duhet të kalojë në aventura, të rrezikojë vazhdimisht jetën e tij.
Historia e filozofisë është interpretimi i mendimit filozofik i mbështetur mbi përmbajtjet dhe format e vërtetësisë historike dhe të dialogut, një udhëtim i cili do të shprehë një Gadamer dëshmitar dhe interpret ‘në dialog’ me traditën.
Ky libër sjell historinë e grekëve të treguar në mënyrë tepër origjinale dhe të thjeshtë për fëmijët e moshave 14 18 vjeç.
Ky libër sjell historinë e mesjetës të treguar në mënyrë tepër origjinale dhe të thjeshtë për fëmijët e moshave 14 18 vjeç.
Ky libër sjell historinë e Romës të treguar në mënyrë tepër origjinale dhe të thjeshtë për fëmijët e moshave 14 18 vjeç.
Ky libër shënon një prej burimeve më të rëndësishme historike për personalitetet dhe epokën në të cilën jetoi Plutarku. Aftësia dhe mjeshtria e tij janë të njohura edhe sot botërisht në mënyrën sesi bëhet jetëshkrimi, duke u shndërruar në këtë mënyrë biografi i parë modern i shumë personaliteteve të shquara
Libër me esse ,vizione dhe poemika, ku edhe pse shumica e këtyre pjesëve janë botuar në shtypin e ditës për shkak të aktualitetit që mbartin, ato duket sikur ishin konceptuar në tërësinë e tyre për një libër.
Përsa i përket burimeve dokumentare, që i përkasin në pjesën e tyre më të madhe Mesjetës shqiptare, ajo çka është botuar është shumë pak gjë krahasuar me sasinë e madhe të materialeve të mbledhura nga Valentini gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, (1922-1942).
Kur Hipokrati filloi të studionte të fshehtat e natyrës, u duk sikur u ndez një pishtar në mes të errësirës.
Një libër që përmbledh leksionet më të rëndësishme mbi disa prej temave më kyçe që sociologu i madh francez, njëri nga etërit e sociologjisë moderne ka trajtuar në veprat e tij më madhore.
Letrat kishin një rëndësi themelore në botët e hershme moderne. Në çdo situatë ku komunikimi gojor ballë për ballë ishte i pamundur, letrat bëheshin kanali përmes të cilit shkëmbeheshin lajmet, përcilleshin urdhrat, transmetoheshin planet dhe kryheshin shkëmbime tregtare.
Ky libër mbetet me vlera të jashtëzakonshme për historiografinë shqiptare dhe botërore. Emri i madh i Macmillan shfaqet edhe në prognozat që dha për çështjen shqiptare pas Luftës së Parë Botërore: Ja se çfarë shkruante: “Pjesa e problemit ishte shqiptarët, të cilët mjaft mirë mund të kishin origjiinën nga banorët zanafillorë të Ballkanit, ishin përzier me...