Alexandre Degrand A-002663
New product
2 Items
Warning: Last items in stock!
Shtëpia Botuese | PLEJAD | |
ISBN | 9789928183309 | |
Baroni Francez Jules Alexandre Théodore Degrand (1844- 1911) lindi në Paris dhe ishte diplomat dhe shkrimtar. Në vitin 1874 ishte në Rumani si kancelar i konsullatës Franceze në Galati. Vitin në vijim ai punoi me konsullin dhe arkeologun amator Charles Champoiseau (1930-1909), i cili disa vite më parë kishte zbuluar statujën e Fitores me Flatra të Samothrakës. Në vitet 1893-1899 ai punoi si konsull Francez në Shkodër. Degrand ishte i interesuar në veçanti për historinë e rajonit dhe më saktësisht për parahistorinë dhe antikitetin. Ai vizitoi shumë fortesa, kisha mesjetare dhe rrënoja duke shënuar ato që pa dhe që dëgjoi nga njerzit vendas. Dy vite pasi u largua botoi librin ‘Kujtime nga Shqipëria e Epërme’. Në libër bëhet një përshkrim i historisë së lashtë të Shqiptarëve duke u bazuar në të dhëna nga historianë apo studiues të ndryshëm, prandaj edhe nëse gjendet ndonjë pasaktësi nuk mund t`i mvishet autorit, përkundrazi autori shkruan me shumë dashuri për Shqiptarët dhe bën analiza të thella, por që gjithmonë i përkasin asaj periudhe dhe jo të ardhmes, të cilën ai e shikonte jo dhe aq në favor të Shqiptarëve.
Interesant në këtë libër është zbulimi i varrezave të Komanit – sipas vendasve të quajtur ‘Mali i Varreve’ – të gjendura majë malit. Degrand-it i takon merita si zbuluesi i parë i tyre dhe i atij që quhet ‘qytetërimi i Komanit’. Një pjesë e artifakteve të gjetura atje, në varret Ilire të Komanit dhe në fortesën e Dalmacit iu dhuruan Muzeut të Antikiteteve të Saint Germain në Laye, pranë Parisit. Për Degrandin mbeti enigmë popullsia dhe vendbanimi i popullit të varrosur atje sepse ai nuk zbuloi aty rrotull apo më tej ndonjë vendbanim të hershëm. Mendimi i Degrand-it – bazuar në rrallësinë e objekteve prej hekuri të gjetura aty – ishte se kjo popullsi i përkiste antikitetit dhe gjithashtu bën emërtimin ‘Pellazgë misteriozë’. Për nga ngjashmëria, ai e krahasonte me zbulimet e bëra në Samothrakë. Ajo që mbeti enigmë për Degrand-in, u zbulua pas 120 vitesh nga një ekspeditë Franko-Shqiptare, pra u zbulua pikërisht në atë vendndodhje I mbuluar nga shkurrishtet e hershme që nga maja e malit e deri poshtë, diçka që Degrand-i mendonte se duhej të ishte diku poshtë përreth. Nga gërmimet ka dalë në pah qytetërimi i hershëm i Komanit, ku
ndër të tjera janë zbuluar mbi 12 kisha dhe madje katedrale. Mënyra e të shkruarit të Degrand-it është e thjeshtë dhe mjaft e qartë nga ana konceptuale kur përshkruan qytetet dhe fshatrat e ndryshme Shqiptare si dhe banorët e tyre, të cilët i respekton të gjithë njësoj. Lidhur me këtë mund të veçonim një detaj në kohën e gërmimit në Malin e Varreve, kur një plakë malësore fi llon dhe shan për këtë zhvarrim. Me shumë takt Degrand-i ndonëse nuk kupton fjalët - por kupton shqetësimin e saj - i kthehet duke iu përgjigjur se këta që zhvarrosen nuk janë të Krishterë por janë paganë dhe ky ishte mendimi i tij në atë kohë sepse në gërmimet e tij nuk gjeti
gjurmë të Krishtërimit. Vetëm atëherë malësorja largohet, natyrisht jo plotësisht e qetë. Degrand-i shprehet se në Shqipëri kam gjetur njerëz shumë dashamirës, qoftë të Krishterë qoftë Muslimanë. Meritë tjetër e Degrand-it janë fotografi të e shumta dhe origjinale të këtij libri, nga
të gjitha zonat e Shqipërisë së Epërme. Ky libër është ribotuar disa herë, madje edhe në vitin 2013, gjithashtu gjendet edhe në gjuhën Angleze.
Lloji i botimit | Paperback |
pages | 280 |
ISBN | 9789928183309 |
Published year | 2019 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Ilirjana ANGONI |
I ri | 1 |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.