Hasan Muzli Selimi A-000211
New product
Pas librit “Hije dheu”, që përveçse kërshëri ngjalli mjaft interes ndër lexues besnikë të poezisë dhe kishte shumë komente pozitive, shpejt ja mbrrini në libraritë tona libri i dytë me poezi i autorit Hasan Selimi me titullin sinjifikativ ” Shpirtit i betohem”. Krejt libri është psherëtimë, dridhje dhe kreni e një shpirti poetik që ka gjetur dritaren kah qielli i endërruem dhe befasisht shndrrohet në një qënie kumbuese si dhe në një pishtar të ndezur, i cili bën dritë ashti hullive nostalgjike të dashnive të shkuara dhe të sotme, mbështjellë herë pas here me një vello gati të padukshme mistike, e cila luan mrekullueshëm me këtë flakë të pashterrshme që aq çuditërisht të merr me vete në lojën e saj djallëzore…
100 Items
Shtëpia Botuese | EMAL | |
ISBN | 9789928043368 | |
Marr shkas në poezinë “Gjuha ime, gjuha ime” për t’u ndalur pak te gjuha poetike e poetit Hasan Selimi. i drejtohet gjuhës me “Xixa e pa xixa …”, siç tregon vetë në një varg nga kjo poezi, për të “Shëndrit gjuha ime, si minarja e ngjyeme me flori”, derisa “bukës i thua bukë e ujit ujë”.
Nga vetë natyra, çdo njeri është pak poet. Por kur i hedh ndjenjat dhe mendimet në letër, matesh mirë, që të jenë ngacmuese dhe për tjerët. Këtë detyrë e bëjnë vetëm poetët e vërtetë. Pra, ata dinë ta përçojnë poezinë, me anë të gjuhës së saj, që ndryshon nga gjuha e zakonshme. Poeti Hasan Selimi në krijimtarinë e tij përdor gjuhën, atë gjuhë që “tretesh në gjakun tim”.
Në një aktivitet kulturor takohem rastësisht me poetin Hasan Selimi, nëpërmjet Ramiz Lushajt, një miku im i kahershëm. Hasani më dhuron vëllimin poetik “Shpirtit i betohem”. Atëhere kujtesa më solli disa vëllime të tij , që janë në bibliotekën time, bëra lidhjen autor- person fizik, që deri atëhere njihja vetëm autorin. Pasi e vështrova, pashë një burrë të bëshëm e lirik, me një gjuhë komunikuese të admirueshme. Kisha lexuar diçka nga “Antologji e ëndrrës”– essé e përsiatje filozofike dhe “Kërkoj pjesën e shpirtit tim”, vëllimi i parë – analiza dhe portrete dhe, kur lexova– poezi tek “Shpirtit i betohem” (2016), veç vlerave artistike të vargut, më tërhoqi gjuha e përdorur; një gjuhë jo e zakonshme, por tamam gjuhë poetike e mbi të gjitha lartësim i gjuhës kombëtare shqipe, me fjalë të hijshme e frazeologji të pasur kombëtare. Nuk mund të ezaurohet gjithë pasuria gjuhësore në një shkrim, por dua të cek pak disa vlera që bien në sy.
Gjuha e një shkrimtari mund të studiohet me anë të metodave të ndryshme. Të bësh analizën e gjuhës së një poeti, do të thotë të bësh njëherazi edhe analizën stilistike të saj, do të thotë t’u japësh jetë fjalëve dhe të shohësh se si gjallërojnë figurat. Gjuha poetike e Hasan Selimit ka një veçori: Ajo buron nga shpirti, ndonjëherë edhe i shqetësuar nga realitetet shoqërore. Këtë e realizon si nga forma dhe përmbajtja, ku “shpirti dhe “lënda”, janë në harmoni të plotë.
Së pari, Në rrafshin semantik, poezitë e vëllimit “Shpirtit i betohem”, si dhe vëllimet e tjera poetike, vijnë si pasqyra të një spiritualiteti në subkoshiencën e vetë poetit, interesave e shqetësimeve intelektuale interesash mbarëshoqërore. “Sa jam grind me veten time,/…/Kur pashë shpirtin tim n’Pazar,/zhveshur krejtcullak, ecte zbathun….” Fjala e përgjitur ‘krejtcullak’, sikur i jep vlerë jo vetëm poezisë, por ‘shpirtit që nuk ka faj'.
Nëpër poezi kalojnë një enumeracion konceptesh të zhvillimit shoqëror, realitet, historiografi, mitikë, duke krijuar një prirje enciklopedike brenda një teksti poetik. Si e tillë poezia e tij, përveç nocioneve të një lirizmi erotik, dashuror, anës psiko-emotive që mbart, me shumi ka dhe një ngarkesë të dukshme pozitive gjuhësore. Duket e tillë, pasi edhe kur përdor fjalën dialektore, leksikun, morfologjinë apo fonetikën lokale, qëndron larg provincialitetit.
Sa për ilustrim: “Mbështjellë me pak rube(rroba), e Mjera nanë me duar të ngrime…” ose: “Hutuem dhe i humbun pas tyne e me ta,/ diçka si hije nga e djathta (Kejdushi flet si e madhe)… Diku tjetër: “Në fund të trungut mbeti mbledhur truç” (Poezia “Edhe ne varr ka gjarpër”)
Së dyti, poeti me anë të kësaj poezie, ku gjithçka është ngritur mbi një realitet (që diku i pëlqen e diku jo) është realitet metaforash. Aty ka përqasje deri qytetërimi (në kuptimin provincë-qendër), që vargun e bënë autentik. Problemet shoqërore bëjnë vend në shpirtin e poetit. Ashtu të shprehur me gjuhë artistike jep të bukurën, të shëmtuarën dhe dramatiken. Këtë dramacitet e ndjemë kur poeti klithmon si brenda vetes, por dhe më tej, drejt të tjerëve. Kur përcjell një dramë largimi, thotë:
“Librin ta lashë në kanalet e mendjes,/që ti t’i këndosh edhe në gjumë…”
Me shenjë plumbi tash njëqind vjet,/ Derdhet historia, rritet jeta./ E prap shenja e plumbit aty tregon,/ nga krismat e dikujt në qoshen e shtëpisë…(Plagoset një gur)
Ose në poezinë “Zjerm fshati im”, ku ndjehet malli i traditave malësore: Më doken si njëmijë vjet,/ tash që nuk dëgjoj piskamë / këtu në kullat e mia në Kasaj. /Janë ba shumë vjet e nuk thërret kërkush: O i zoti i shtëpisë, a don miq?
Së treti, në kjo poezi sikur ballafaqohet gjurmë të Eposit të Veriut, baladat, këngët dhe rapsoditë e lashta, duke anuar në shpirtin e njeriut të lirë të sotëm, duke iu shmangur problematikës së të parave. “ Me vajin e Ajkunës mbi vorrin e Omerit,/ Në natën e kobshme legjendë plisi,/ Orë e Zana kapardisun në male të heshtuna, /Shtëpia në breza përcjell trishtim…
Ose: Ngjituni atje në Olimp, nëse ka vend/ Pushoni siç pushon shpirti në gjirin e nënës…
Së fundi, të befasojnë me energjinë, tematikat dhe frymën e tyre të theksuar aktuale. Pa dashur të merrem me kontributet e tij në publicistikë dhe të drejtën ndërkombëtare mua më ngelën në mendje poezitë e tij të përmbledhura në dy libra poetikë. Janë poezi të shkruara në momente të vecanta ndjesore, ku krahas shpërfaqjes së realiteteve aktuale dhe historike, të dala nga një arkitekturë malesh dhe heronjsh lokalë dhe kombëtar. Vargjet e tij krahas epicitetit emëtojnë në vazhdim si edhe një lloj krenarie dhe peisazhi shpirtëror të malësorëve të trevës së Tropojës, Dardanisë epike e moderne. “Me ulurimën e ujkut në larën e borës, do kënaq syrin tallës të Europës”…
Autori dhe vargu i tij është përherë në kërkim të zërave të brendshëm të njerëzve dhe fenomeneve të kohës së tij i prirur përherë kah kthjelltësia ai nuk denjon të blej shikime, përkundrazi tenton t’i dhurojë ato, nuk e pëlqen fjalën e murme, por dritën që merr syri i dashurisë.
Ky gjallim i gjuhës poetike, bën diferencën emotive të gjuhës poetike nga gjuha e prozës. Në poezi ndikon ndjeshëm edhe mjedisi. Nuk është e rastit që Tropoja ka shumë poetë. Ndoshta ka më shumë se çdo trevë tjetër lokale. Aty nuk mungojnë as intelektualët e sferave të ndryshme krijuese, shkencëtarë e njerëz të artit. Më kujtohet një studim që është bërë për numrin e studiuesve (doktorë shkencash) në krahinat tona dhe Tropoja mbante vendin e parë për nga numri i tyre, në raport me popullsinë. Në këtë mes sigurisht që poetët zënë vendin e tyre.
Dr. Fejzulla GJABRI – Tiranë
Lloji i botimit | Paperback |
pages | 145 |
ISBN | 9789928043368 |
Redaktori | Manjola Brahaj |
Published year | 2016 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Në këtë botim poetik gjejmë lidhjen e beftë mes fjalëve, idiomën origjinale gege, imazhet e bjeshkëve, lojës së jetës, ku autori është vetvetja. Që në titull shënohet nënshtresa dhe mbishtresa. Hasan Selimi dëshmon pjekuri poetike, nervngacmues tek lexuesi dhe një botë shpirtërore që rrok të të marrë me vete në udhëtimin poetik, faqe për faqe.
Në këtë vëllim poetik gjenden 5 kapituj me poezi që ndërtohen mbi një bazë foljore, duke fituar ritëm. Përmes analizave didaktike, ku vendin kumtues e bën dialektika e zhvilimit, poeti kërkon të sjellë një qasje mbi konceptin e zhvillimit, duke formuar konceptin e të kundërtave. Poeti është përpjekur të ndërtojë në formë sa më të thjeshtë poezinë, duke iu...
Në këtë vëllim përmblidhen të gjitha vlerësimet e redaktorëve të ndryshëm rreth krijimtarisë së Hasan Muzli Selimit. Pena alpine e autorit, me delikatesën e vëllimeve të tij, ka qenë një bojë që nuk është hequr në mendjet e Lulzim Logu-t, Lisen Bashkurti-t, Harilla Mane-s, Ndue Gjika-s, Ramiz Lushaj-t, Mark Simoni-t, Sadik Bejko-s, Sejdi Berisha-s, Hamit...
Sapo merr në dorë librin “ Hija e Dheut” , ndjen kujtimet, imazhe të fëmijërisë së autorit, duke u fiksuar në detaje të jashtëzakonshme që të fusin brenda botës së poezisë mistike. Personazhet janë kaq dinamikë, duke pulsuar brenda labirintheve të dukurive sociale, duke drejtuar gishtin tregues. Ky libër na e zbukuron fjalën shqipe, duke na futur në...
Ky libër është një galeri personazhesh dhe njerëzish, të korrektuar historikisht, duke ardhur si tokësorë, të prekshëm, lidhës të poetikës së autorit me sensin krijues të tij.