Catalog
Subcategories
Një libër i shkuar nga koha në kohë, jo si një qëllim më vete, pa ndonjë project fillestar, por si një përgjegjësi që kërkuesi ndjen ndaj gjithçkaje që lidhet me punën dhe përvojën e tij, me njohjen, kuptimin dhe shpjegimin e letërsisë.
Zgjuarsia ka qëndruar në Dibër. Kjo nuk përfaqëson thjeshtë një frazologji popullore, por dëshmohet edhe në proverbat dhe fabulat inteligjente të kësaj treve. Pas botimeve përmbledhëse për herë të parë bëhet një studim monografik për tregimin alegorik dibran në një këndvështrim të posaçëm...
Në një kohë ku bestsellerët e rëndomtë mbushin raftet deri në supermarkete e pika benzine, Umberto Eco diti mrekullisht të imponohet dhe të kthejë në bestseller letërsinë e mirë; diti të thjeshtëzojë filozofinë e dijen e thelluar e ta bëjë atë të kuptueshme për ata që s'duan ta vrasin mendjen kur lexojnë. Letërsia e tij gjithë duke të kënaqur të pasuron,...
Në këtë libër analizohen e diskutohen shumë nga problemet themelore të letërsisë e të autorëve arbëreshë, lidhur ngushtë edhe me kushtet historike e shoqërore të kohës kur u zhvillua kjo letërsi, ndikimet e saj nga letërsia italiane në veçanti dhe ajo europiane në përgjithësi.
Duke e perifrazuar titullin e këtij libri, do të thosha se dhe vetë ky është një libër i munguar prej kohësh, që rreh të shqyrtojë e të vlerësojë prurjet e përvojës sonë më të mirë përkthimore përsa i përket poezisë ruse.
Romantikët e quanin gjuhë perëndie. Miti i gjuhës shqipe është miti më jetëgjatë në historinë e letërsisë kombëtare. Vetë letërsia shqipe lindi si një mundim për tu shprehur në gjuhën amtare.
Triptiku i ri i i prof. Alfred Uçit përmbledh studime të viteve 1900-2000. Vëllimi "Prometeu dhe Hamleti" u kushtohet problemeve estetike
Triptiku i ri i i prof. Alfred Uçit përmbledh studime të viteve 1900-2000. Në vëllimin e tretë të triptikut me punime të prof. Alfred Uçit me titullin "Barra tragjike e heronjve letrarë" spikat optika estetike në kritikën letraro-artistike
Roland Zisi ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit në përiudhën 1985 - 1989. Pedagog prej 22 vjetësh në Departamentin e Letërsisë, Universiteti "Eqerem Çabej", Gjirokastër.
Miti i malit në antropologji e letërsi (gojore ose të shkruar) vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e studiuesve, qofshin këta të huaj ose vendës.
Zbulimi i një ekzemplari të ri të veprës së njohur të Pjetër Budit, “Dottrina christiana” (1618), në një bibliotekë të Romës, i ndryshëm në një fashikull prej kopjes së njohur, entuziazmoi menjëherë specialistët e fushës. Nga ky këndvështrim, përvoja e kërkimit të materialeve të tjera, lidhur me figurën e Budit dhe të rrethanave të vepri- mtarisë të tij,...
Këtij libri, të strukturuar në trembëdhjetë kapituj, i paraprin një parathënie, mjaft përmbajtësore, e dr. Kastriot Markut që njëherësh është edhe redaktor i librit.
Ky botim përfshin studime mbi "Lahutën e Lalcis"; si u shkrua dhe u përdor mitologjia. Veprat Mrizi I Zanave, teatri fishtian dhe proza historike
Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Nëse do të kuptosh madhështinë e romancierit më të madh të shekullit të XX, këtu gjendet çelësi i leximit të të gjithë veprës së tij.
Kenzaburo Oe lindi në vitin 1935 në ishullin Shikoku. Ai hyri në mënyrë të bujshme në botën letrare të Japonisë, duke fituar çmimin më të madh letrar "Akutagava" për tregimin "Gjahu i kafshëve".
Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit. Libri shoqërohet në shqip me një parathënie nga kritikja dhe shkrimtarja e njohur...
Kur lufta filloi, nuk u bë kurrfarë deklarate për shpalljen e saj, dhe kur mbaroi kurrë farë parade për fitoren nuk pati. Kështu citon Gabriel Partos, në librin e tij, një analizë për Luftën e II-të Botërore. Citimi i Partos është kambanë e fortë për kaosin në të cilën gjendet bota sot dhe për shumë pikëpyetje të së nesërmes.
Teoria e shoqërisë: një teori që përdor njohuritë më komplekse të mendimit bashkëkohor për të përshkruar shoqërinë si sistem universal i komunikimit. Një teori që bëhet gjithnjë e më shumë aktuale dhe ngjall një interes gjithnjë e metë lartë në Europë, në Amerikë e në vendet aziatike
«Bota e ëndrrave» ose ndryshe Psikologjia e ëndrrave shtron para lexuesit teorinë dhe praktikën, me plot shembuj dhe shpjegime interesante. Në do që të mësosh më tepër këtë libër jo abuziv, interesant dhe emocional sa i përket interpretimeve, shpjegimeve të mbështetura në psikologjinë ëndërrore. Haziel është i njohur si psikolog i ëndrrave, për më tepër...
Leo Buscaglia na paraqet në këtë libër me një manifest mbi dashurinë, ëmbëlsinë, përkujdesin, dhembshurinë, komunikimin, altruizmin: pjesët më vitale të sjelljes njerëzore.
Kjo guidë në formën e një fjalori, është konceptuar si një përpjekje për t'i ardhur në ndihmë një lexuesi të interesuar për t'u qasur ndaj një kuptimi akoma dhe më të mirë "të asaj bote të brendshme a të nëndheshme që gjendet tek të gjithë ne e që vepron sipas modaliteteve të saj të caktuara".
Ky libër i sociologut të famshëm italian bën pjesë në një trilogji, së bashku me dy titujt e tjerë të tij, Miqësia dhe Erotizmi. Përkthyer në shumë gjuhë të botës, këto libra trajtojnë në mënyrë të kuptueshme për të gjithë temat e përjetshme njerëzore.
Sigmund Freud (1856-1939) konsideruar si ndër mendimtarët më të shquar të shek. XX, ishte neurolog austriak, i cili themeloi shkollën psikanalitike dhe psikiatrike. Ai u bë i njohur për teoritë e tij në lidhje me gjendjen e pandërgjegjshme dhe mekanizmin mbrojtës të represionit, si dhe për krijimin e praktikës klinike të psikanalizës për trajtimin...
Nxënëset më të shquara të Frojdit, pjesëtare të "rrethit vjenez", janë personazhe të këtij vëllimi. Secila nga autoret bashkëkohore ka evokuar një grua tjetër, psikanaliste, duke hetuar deri në identitetin e saj më sekret, disa herë edhe në jetën personale.
Nuk ka një libër të dytë që të jetë marrë më shumë seriozisht personazhi sesa autori. Në kohën që nisi jetësimi i dedektivit nga shkrimtari britanik Artur Konan Dojl pati një sjellje të pazakontë të lexuesve, të cilët e mendonin person real dhe i dërgonin autorit me mijëra letra. E gjithë aventura e tij përmblidhet në katër romane të cilat kanë 60...
“Alkimisti”, “Alef”, “Shkelja e kurorës” dhe “11 minuta” janë katër kryeveprat e Paulo Coelhos, rrëfimtarit më të magjishëm të ditëve tona, të cilat, së bashku, janë dhurata ideale e çdo feste për të apasionuarit pas letërsisë dhe rrëfimit.
Këtu femra nuk ndodhet e pasqyruar përballë vetevetes, por para të tjerëve; prandaj ky set mëson disa teknika të jetës së përditshme për imazhin e jashtëm, gjetjen e partnerit duke përdorur Ligjin e Tërheqjes dhe eksplorimin e mendjes së një burri. Këto tre libra janë për një femër zgjidhje të zgjuara për të kontrolluar me sukses mjedisin përreth.