Dantja i pashmangshëm View larger

Dantja i pashmangshem

Ismail Kadare BO0095

New product

Përshkrim i shkurtër

Dante Aligieri nuk ishte lidhur vetëm me tmerrnajën tonë. "Komedia hyjnore" e tij ishte, me sa dukej, e vetmja në botë, që rrezatonte po aq fuqishëm edhe zinë edhe dritën. Pyetjes që Eugenio Montale, në kremtimin e Dantes, ia drejtoi vetes dhe të tjerëve: "Ç'kuptim ka për poetët e sotëm vepra e Dantes?", poetët e botës i janë përgjigjur e do t'i përgjigjen në mënyra të ndryshme, sipas "gjendjes" së tyre.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789992745150

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Natyrisht që Dante Aligieri është gjithmonë Dante, por ka periudha kohe kur ai bëhet dyfish, trefish i tillë. Kështu, në shekullin e 20-të, atëherë kur dukej se e kishte arritur majën më të lartë të lavdisë e se s'mund të rritej më, pikërisht atëherë në rrafshirën kolosale komuniste, nga Dante që ishte, ai u bë Dydantsh, Tridantsh.

Duke u rrëfyer rrugëtimin e tij të vetmuar në botën e të vdekurve, ai u tregoi sivëllezërve të vet poetë, qofshin ata rusë, shqiptarë, baltikë a kinezë, se gjendja natyrale e shkrimtarit të madh është pikërisht ajo: të udhëtojë i gjallë midis vdekjes. Të pajeta shtrihen përpara tij mbretëritë, vrasësit, tiranët, orizoret, stuhitë, vetë ajri që i prodhon ato.

Përbindëshat dhe rreziqet janë rrotull tij, por ai ka një përparësi: ai është i gjallë, ndërkohë që ata s'janë. Ndaj fjalët e Virgjilit "mos u tremb, është një stuhi e vdekur", përbëjnë formulën e shpëtimit për shkrimtarin.

Data sheet

pages150
ISBN9789992745150
Shtëpia botueseOnufri
Published year2005
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri