Catalog
Subcategories
Pema e familjes është një skemë që tregon paraardhësit. Ata janë njerëz të familjes tënde që kanë lindur para teje.
Karamelet bëhen prej sheqeri, ndërsa sheqeri bëhet prej bimëve. Trikoja jote mund të jetë bërë me leshin e deles, ndërsa shumë ura janë bërë me gurë.
Tri R-të na mësojnë shumë gjëra që ne mund të bëjmë për të mbajtur pastër mjedisin.
Djemtë dhe vajzat në këtë libër zbulojnë katër elementet bazë: ajrin, tokën, ujin dhe zjarrin.
Në këtë libër djemtë dhe vajzat zbulojnë pesë shqisat e tyre: të parit, të dëgjuarit, të nuhaturit, të prekurit dhe të shijuarit.
Përpara se bebet të mësojnë të ecin me të dyja këmbët, ato fillojnë të lëvizin këmbadorazi.
Fëmijët të cilët janë të turpshëm, shpesh janë të shqetësuar dhe ndihen të keqkuptuar.
Të humbësh në një vend publik, ku të duket e pamundur që mami dhe babi të të gjejnë, është e frikshme dhe e rrezikshme.
Sa mirë është të mbash një sekret... por nëse ky sekret të bën të ndihesh mirë ty dhe dikë tjetër.
Ne lindim, jetojmë dhe pastaj vdesim. E njëjta gjë ndodh edhe me kafshët shtëpiake.
Ylberi ka shumë ngjyra dhe secila ngjyrë është e ndryshme nga të tjerat. Edhe ne njerëzit jemi pak a shumë si ngjyrat e ylberit, sepse secili prej nesh është i ndryshëm dhe i veçantë.
Ky libër rrëfen historinë e dy vajzave që takohen në një kamp veror dhe zënë miqësi të ngushtë; pavarësisht se njëra prej tyre ka sindromën Daun.
Asnjë arsye për fillimin e një pune nuk duhet gjykuar si e mirë apo e keqe.
Ky libër i nxit prindërit të jenë të hapur dhe të çiltër me fëmijën e tyre, edhe kur duhet të tregojnë se njëri nga prindërit ka kancer.
Libri "Babi do të martohet" i bën vajzat dhe djemtë të kuptojnë se, edhe pse prindërit rimartohen, ata përsëri do të vazhdojnë ti duan dhe ti takojnë ata.
Çfarëdo që të ndodhë, mami dhe babi im do të jenë prindërit e mi... dhe, për më tepër.... ata gjithmonë do të më duan mua.
Libri i ndihmon fëmijët të mësojnë për sfidat e moshës me të cilat përballen gjyshërit e tyre, me qëllim që ata të kuptojnë e të vlerësojnë të moshuarit në përgjithësi.
Ky libër tregon për një djalë, vëllai i të cilit, Beni, është me autizëm.
Në faqet e librit "Lojë me gjëegjëza" do të gjeni një sërë gjëegjëzash të ilustruara me ngjyra, të cilat ngacmojnë logjikën e fëmijëve dhe i nxisin ata të gjejnë përgjigjet.
Libri "Gjëegjëza me kafshë" përmban të ilustruara me ngjyra gjëegjëza klasike për shumë lloje kafshësh, që jetojnë pranë ose larg nesh.
Tetë përralla që të futin dridhmat, plot mistere dhe ankthe, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.
Tetë përralla për kohët e vjetra, të mbushura me bëma heronjsh, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.
Tetë përralla fantastike, plot me zana e magji, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve në mbrëmje e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.
Pesë përralla të mrekullueshme dhe argëtuese, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve para gjumit e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.
Mesazhi i poezisë "Triumfi i Zeros" i shkrimtarit italian për fëmijë, Xhani Rodari, lidhet jo vetëm me rëndësinë e 0-s si numër, por dhe me atë se çdo njeri, sado i parëndësishëm të duket në sipërfaqe, ka brenda vetes vlera, që mjafton tia zbulosh.
Në fletët e mëdha të këtij libri të shkrimtarit italian për fëmijë Xhani Rodari, piktori i varfër, që ska asnjë lek për të blerë ngjyra, paraqitet si një siluetë e bardhë në sfondin gri.
"Pa e vrarë mendjen" është një libër me histori të mrekullueshme me mbretër e zana, si dhe me tregime të bukura e me plot humor nga jeta e përditshme e fëmijëve.