Catalog
Subcategories
Miç Mekdiri është i ri, inteligjent dhe ambicioz. Kur punësohet nga studio ligjore Bendini, Lambert, & Locke mendon se kjo punë do e çoj drejt parave dhe pushtetit. Por shumë shpejt Miç zbulon që firma po përgjon telefonatat e tij dhe FBI po e kërkon. Paraja dhe pushteti kanë një çmim, i cili në këtë rast mund të jetë jeta e Miç.
Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën Pas suksesit të jashtëzakonshëm me librin Gomorrah, Roberto Saviano na tregon se si e qeveris botën kokaina
Emri i saj është Samia. Ajo do vetëm të vrapojë dhe ka një ëndërr, të prezantoj gratë e vendit të saj në Lojrat Olimpike. Ajo nis të vrapojë në moshën 8-vjeçare, me mikun e zemrës Ali, njëkohësisht trajneri i saj për shumë vite. Ajo vrapon me këpucë të grisura në rrugët me xhama e plumba të një shteti me luftra të herëpashershme, Somali. Një roman i...
Një lexim plot kënaqësi, një libër që të mban të gozhduar me një histori kujtimesh, miqësie dhe mashtrimi. Fitues i çmimit Platea, çmimi më i rëndësishëm i letërsisë në Spanjë.
Barni Panofski i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij.
Do takohen tri herë, por secila herë do të jetë unike, e para dhe e fundit. Pas suksesit me librin Zoti Guajn, Alessandro Baricco vjen me një libër imagjinar-sic e cilëson ai- Tri here ne agim.
Romë, fillimi i viteve nëntëdhjetë. Ndërsa ëndrrat e shekullit XX po i afrohen një fundi të pashmangshëm dhe Berluskoni përgatitet të marrë pushtetin, një shkrimtar tridhjetëvjeçar cinik dhe naiv, i shkujdesur dhe njëherësh i përthelluar, gjen punë në një arkiv, Fondi Pier Paolo Pasolini.
Tetë kapituj, tetë histori, një portret unik të Italisë së sotme të nënshkruar nga autori i bestseller-it ndërkombëtar Gomorra. Roberto Saviano gërmon brenda disave prej plagëve të vjetra dhe të reja që brengosin Italinë.
A mundet një grua të rrijë me një burrë që mendon se e dashuron, por nuk ka dashur kurrë ta njohë vërtet? A mund të pranojë një burrë që e shoqja të mos i zërë besë? A mund të jetohet pa e shprehur vetveten? Dhe si ndikon dhimbja në jetët tona?I ndërtuar sipas spirales marramendëse të një arratie, Akustika e përkryer ka delikatesën e një romani formimi...
Befas, Pipa gjendet e kapur në grackën e asaj që e kishte ndërtuar vetë në mënyrë të gënjeshtërt. Fillon të humbasë mendjen dhe ajo çka kishte ndryrë në vetvete, fillon të tronditet. Hap pas hapi, ne fillojmë të marrim vesh të vërtetën e jetës së saj në rini dhe se si kjo e çoi deri në martesë vite rebelimi dhe mospranimi, thyerje tabush dhe sfida të...
Xhesper Guajni është shkrimtar. Jeton në Londër dhe me gjasë është një njeri që e do jetën. Krejt papritur, ka dëshirë të pushojë. Ndoshta të reshtë së shkruari, por ajo e tija nuk është kriza që prek shkrimtarët pa frymëzim. Xhesper Guajni duket se do të ndryshojë perspektivë, të arrijë në thelbin e një magjie.Një vajzë e ndihmon, i shërben si...
Kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet që kur Nora është ndarë nga jeta dhe Mateoja kujton çdo ditë pikëpyetjet që kanë shënuar rrugëtimin e tij dhe që shënojnë rrugëtimin e çdo njeriu: nga sa dhimbje përbëhen jetët tona? Po kur marrin fund? Si dilet nga ferri? Po kush është Zoti?
Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë.
Koçi Petriti është një nga lirikët më të sprovuar dhe të spikatur si pak kush të poezisë së sotme. Dhe këtë e arriti në heshtje dhe me një këmbëngulje të pandalur.
Ajo ishte si të gjitha moshataret, as shumë e urtë, as shumë ngatërrestare, por kishte sy të mëdhenj, që lëshonin një dritë të ëmbël dhe vezulluese.
Më 17 dhjetor 2010, Mohamed Buazizi i vuri zjarrin vetes duke u vetësakrifikuar. Kur ambulanca arriti në vendin e ngjarjes zjarri ishte shuar, por Mohamedi nuk kishte më asnjë ngjashmëri me një qenie njerëzore. Ky veprim radikal i tij ishte sinjali që lajmëroi fillimin e Revolucionit Jasemin në Tunizi.
Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit “Vajza e rërës”.
Muhamedi ka bërë gjithmonë një jetë të devotshme e të qetë në Francë, duke ndier gjithmonë një nostalgji të madhe për vendin e tij, Marokun.
Problemi nuk është sa pret, por kë pret. Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)...
Ishte një parapritë e nevojshme nga ana ime para se eseja të botohej si libër e të përkthehej me shpejtësi në frëngjisht e në disa gjuhë të tjera.
Romani "Daullja prej letre" ka njohur më parë dy botime në shqip, te shtëpia botuese "Arbri" në vitin 1995 dhe "Ora" në vitin 2004. Botimi francez ka fituar çmimin prestigjioz "Mesdheu" në vitin 1997.
Një pjesë e mirë e vjershave të përfshira në këtë botim pasqyrojnë lojën e mundimshme, aspak argëtuese, me censurën dhe me autocensurën.
Ky është botimi i plotë i esesë "Midis krimeve dhe mirazheve, Shqipëria", shkruar në periudhën maj-dhjetor 1991 dhe botuar së pari në përkthimin frëngjisht tek "Actes Sud", në mars 1992.
Rreth Librit Fletorja rezervat ka formën e një vëzhgimi të vetë autorit Mustafaj, i cili paraqet jetën politike-shoqërore të tij në kohën kur ushtronte funksionin e ambasadorit të Shqipërisë në Francë.
Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqie. Ai shfaqet jo si prozatori me i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndësishëm dhe vetvetja.
Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
Brenda veprës së shkrimtarit është përditshmëria, ëndrrat, historia, mitet, dashuria, urrejtja, është filozofia e psikologjia mbarëshqiptare, janë bizneset, intrigat, zakonet, shpirti, lindja, vdekja, ringjallja, vrasja, shteti, feja, qielli, Hadi.
Letërsia shqipe guxon të shtojë dhe një Princ të katërt, "Princin e buzëqeshjes" të Zija Çelës.
Proza e shkurtër e Zija Çelës është tërësi unike, që gjakon të njëjtin objektiv me romanet e tij. Me librin e madh dhe unik që shkruan, Zija Çela rreh të pasqyrojë kompleksitetin e një thelbi, atij njerëzor.
Autori e vuan si shqetësim të përhershëm ndjenjën që, edhe pos flijimit të zemrës, nuk arrin ta bëjë më dinjitoze botën përreth.
Sipas shkrimtarit Zija Çela, mund të hysh në historinë e letërsisë dhe mund të mos mbetesh në letërsi. Ky mendim interesant na kumton se letërsia e madhe ose e vërtetë është ajo që mbetet gjithmonë letërsi dhe jo histori e saj.