Udhetimi i jashtezakonshem i fakirit qe kishte ngecur ne nje dollap te Ikeas-s View larger

Udhetimi i jashtezakonshem i fakirit qe kishte ngecur ne nje dollap te Ikeas-s

Romain Puertolas BD0171

New product

Përshkrim i shkurtër

Një histori pikante dhe e këndshme që shërben gjithashtu edhe si pasqyrë e një realiteti të ashpër: lufta e përditshme e emigrantëve ilegalë gjatë udhëtimit të tyre drejt një bote më të mirë. A është ky një kombinim i pamundur? Jo, aspak për një përrallë (me moral) të kohërave tona, e cila, për fat të mirë, na kujton atë çka mund të bëjë zemra e njeriut.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303847

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Azhatashatru Lavash Pateli, një indian me profesion fakir e që jeton duke bërë truke, çohet një mëngjes dhe vendos se ka ardhur çasti për të blerë një shtrat të ri me gozhdë. Hap gazetën dhe gjen një ofertë joshëse: një shtrat me gozhdë (plot 15.000, për të qenë të saktë), për 99.99 euro. Një çmim me të vërtetë bindës, sidomos nëse paguhet me një kartëmonedhë false. Mobilia është Ikea dhe gjendet vetëm në pikat e shitjes në Parisi. Azhatashatruja vesh një kostum të mëndafshtë, turbanin më të mirë që ka dhe niset për në Paris. Në aeroport hipën në një taksi që drejtohet nga romi Gustav, i cili përpiqet ta rrjepë, po në të vërtetë del vetë i rrjepur Arrin në Ikea dhe magjepset nga bukuria e mobilieve të ekspozuara dhe nga magjia pafund e portave lëvizëse të dyqanit gjigant suedez. Mendon ta kalojë natën aty për ta shijuar me nge këtë mrekulli, por mbërritja e shitësve e detyron të fshihet në një dollap. Sa keq, ama, se pikërisht atë mëngjes dollapi duhet dorëzuar në Angli. Ky është fillimi i një aventure plot me takime surreale ndjekjeje, arratisjeje dhe peripecish të paimagjinueshme, që do ta çojnë nga Europa deri në Afrikën e Veriut dhe do tia ndryshojnë përgjithmonë perceptimin për botën. Komente për librin Me Udhëtimi i jashtëzakonshëm i fakirit që kishte ngecur në një dollap të Ikeas-s, Romain Puértolas e kalon testin e 99 faqeve të para. Victor Garcia, LExpress Aventurat e indianit nëpër Europë janë tejet komike, edhe pse në sfond shohim të pasqyruar fatin e këtyre njerëzve të dëshpëruar e që janë të gatshëm për gjithçka për ti shpëtuar varfërisë. Le Figaro Një shkrimtar i ri që di ta përdorë penën pa komplekse Philibert Humm, Paris-Match

Data sheet

pages216
ISBN9789994303847
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
PërkthyesiAmantia Kapo