Alessandro Leogrande BD0181
New product
Në orën 18.57 të 28 marsit 1997 një motovedetë e vogël shqiptare e stërngarkuar me emigrantë, Katëri i Radës, goditet me bash nga një korvetë e Marinës ushtarake italiane, Sibilla. Brenda pak minutash anija shkon në fund të Kanalit të Otrantos. Është mbrëmja e së Premtes së Shenjtë. Të mbijetuarit janë vetëm 34, të vdekurit 57, në pjesën më të madhe gra dhe fëmijë. 24 trupa nuk do të gjenden kurrë. Është njëra nga mbytjet më të tmerrshme të anijeve që kanë ndodhur në Mesdhe në njëzet vitet e fundit. Por sidomos, është tragjedia më e madhe në det e shkaktuar nga politikat e sprapsjes.
10 Items
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
ISBN | 9789994302840 | |
Alessandro Leogrande-ja ka hetuar gjatë mbi mbytjen e anijes të së Premtes së Shenjtë, ka takuar të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave, ushtarakët, avokatët, aktivistët e shoqatave antiraciste dhe është endur nëpër qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë prej nga ishin nisur emigrantët. Mbytja e Katërit të Radës përbën një gur prove për të gjitha mbytjet e anijeve të tjera në të ardhmen, jo vetëm sepse qe rezultati i politikave të sprapsjes dhe të histerisë institucionale që i shkaktoi. Jo vetëm sepse termat e çështjes sot janë po ato. Jo vetëm sepse, me cinizëm të plotë apo mospërfilljen më të madhe, një forcë politike në qeveri vazhdon të flasë për bllokimet detare në Mesdhe. Mbytja e Katërit të Radës është një gur prove, sepse, në ndryshim nga shumë të tjera të mbështjella në heshtje, është e mundur ta rrëfesh. Komente për librin Tragjedia më e madhe e ndodhur në det e shkaktuar nga marrëveshje midis shteteve dhe nga politika sprapsjeje. Alessandro Leogrande-ja na e tregon te Mbytja e anijes duke përzier eposin e Conrad-it dhe paraqitjen dokumentaristike të kujdesshme të Me gjakftohtësi të Truman Capote-s. Leogrande-ja është ndoshta shkrimtar-reporteri ynë më i mirë, kronist kokëfortë dhe në të njëjtën kohë vizionar i së tashmes. Filippo La Porta, Left Unë kam një djalë shqiptar, kam një familje shqiptare. Ajo që më bëri përshtypje nga libri është saktësia e Alessandro-s, ajo mënyra e tij për të mos dhënë asgjë të stërditur sentimentalisht. Më kujtohet që Agamben-i disa ditë pasi u mësua lajmi për ngjarjen shkroi në një artikull aktakuzën më të madhe që mund të bëhej, ishin dy lista emrash që ai kërkonte: emrat e atyre që kishin përfunduar në det dhe emrat e atyre që kishin dhënë urdhrat për tiu afruar derisa ta çiknin. Gianni Amelio
pages | 252 |
ISBN | 9789994302840 |
Published year | 2012 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libra |
Përkthyesi | Adrian Beshaj |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë. Është një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat, ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivendosen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri.