Valixhe te humbura View larger

Valixhe te humbura

Jordi Punti BD0185

New product

Përshkrim i shkurtër

Kristof, Kristofi, Kristofer dhe Kristfol janë katër vëllezër me të njëjtit baba por të katër me nënë të ndryshme dhe asnjëri prej tyre nuk di për ekzistencën e tjetrit. Ato jetojnë në katër shtete të ndryshme: Frankfurt, Paris, Londër dhe Barcelonë. Historia tronditëse e këtër gjysëm-vëllezërve të cilët zbulojnë për ekzistencën e njëri-tjetrit vetëm kur babai që i ka braktisur shpallet i humbur.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994302789

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një histori tronditëse, e thatë dhe e përshkuar nga një humor i hollë, që thellohet në jetën e një grupi të vogël personazhesh në një Barcelonë të asfiksuar nën mantelin gri të diktaturës dhe të dëshiruar për tu përfshirë nga moderniteti europian. Kur barcelonezi i rrëshqitshëm Gabriel Delakrus jetim, shofer kamioni dhe bixhozçi i pashërueshëm zhduket nga qarkullimi, katër djemtë e tij, Kristoforët, që jetojnë të shpërndarë nëpër Europë dhe që nuk dinë për njëri-tjetrin se ekzistojnë dhe se janë vëllezër, njihen më në fund dhe fillojnë të lidhin fijet e historisë së babait të tyre. Valixhe të humbura është një pasqyrë besnike e viteve 60 dhe 70 të shekullit të kaluar, e një kohe kur Spanja jetonte e izoluar nga një Europë që ziente nga energjia e madhe kulturore, sociale e politike. Me këtë portret jetësor të një figure dredharake dhe komplekse, realizuar me penelata mjershtërore humori, ngrohtësie e tragjedie, Puntí shfaqet si një nga zërat më interesantë në prozën letrare.

Data sheet

pages496
ISBN9789994302789
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
PërkthyesiBashkim Shehu