Romani “Anija e bardhë” të çon natyrshëm tek e vërteta klasike se nuk ka poezi më lirike se sa poezia që buron nga dhimbja. Ajo ka qenë dhe mbetet burimi i kryeveprave përderisa në botë do të ekzistojnë padrejtësitë dhe njerëzit të verbuar nga etja për pushtet mbi të tjerët do t’u shkaktojnë atyre drama, atyre që më shumë se kushdo meritojnë jo vetëm të...
Ashtu siç është romani i luftës njerëzore, egërsisë dhe ndryshimit, Aventurat e Bakut mbase është më shumë një roman dashurie: i dashurisë që shpon çdo errësirë, i dashurisë që mund çdo të keqe.
Monografia Vendi i ciklit filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit , variante, burime, poetikë” e studiuesit Eldon Gjikaj është një mongrafi e shkruar me rreptësi kritike, me fjalë tejet të kursyera, me një gjuhë sa shkencore dhe aq edhe të kuptueshme, larg çdo manierizmi të qëllimshëm për t’i rritur formalisht vlerën punës, me thellësi arsyetimi...
Në romanin e tij autobiografik, autori tregon vuajtjet dhe peripecitë e një fëmijërie të rritur pa baba, nën diktatin e njerkut dhe motrës së tij të pashpirt; rruga e vështirë e tij për mbijetesë dhe suksesi i arritur si shkrimtar. Padyshim, “David Koperfildi” bën pjesë ndër librat autobiografikë më të arrirë...
Plot shpirt, romantik, dhe plot me rreziqe, romani “Djaloshi i grabitur” është vepra klasike më me shumë aventura e shkrimtarit Robert Louis Stevenson.
Nxënësit e shkollës Çerman në Uellington, kryeqytetin e Zelandës së Re pas mbarimit të shkollës, vendosin të shkojnë në një pushim dymujor. Prindërit e nxënësve marrin me qera një jaht dhe e lidhin pas një anijeje tregtare. Në një çast, kur kapiteni i anijes nuk ndodhej në të, jahti papritur veçohet nga ajo dhe për fëmijët nis një udhëtim plot me aventura...
Pasi gjejnë një shishe misterioze në det kur kishin dalë për të provuar jahtin e tyre të ri në 1964, Glenervani dhe bashkëshortja e tij duke u udhëhequr nga letrat që nxjerrin nga shishja, nisin një udhëtim të gjatë e aventuresk në kërkim të kapitenit të famshëm skocez, Grant. Në këtë libër do keni mundësi të lexoni peripecitë dhe sakrificat e shumta që...
Fluturim natën është novela e dytë e shkruar prej shkrimtarit të mirënjohur frëng, Antoine de Saint-Exupery. Me t’u botuar në vitin 1931, ai u kthye në një prej librave më të lexuar. Po në atë vit fiton çmimin “Prix femina”, çka e ktheu në një libër të njohur në shkallë më të gjerë ndërkombëtare.
Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur, dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Ashtu si në Amerikë, Europë dhe vende të tjera të botës, edhe në vendin tonë, ky libër është kthyer në librin më të dashur për lexuesit e vegjël.
Një plak dhe dy fëmijë, pas një furtune që i zë në det, bien në një ishull të shkretë. Atje i pret një betejë e vështirë mbijetese. Megjithëse larg familjes dhe të afërmëve, si dhe larg mundësive që ofron qyteti, jeta gjithsesi vazhdon. Ata tashmë janë të detyruar të formojnë një jetë të re në këtë ishull të padëshiruar. Tre miqtë e ngushtë hedhin hapa...
Xhim Hokins duke kontrolluar sëndukun gjen një hartë. Pasi e studion atë, vëren se ishte një hartë thesari. Kjo hartë misterioze tregonte për thesarin e Kapiten Flintit. Bashkë me këtë hartë, Xhim Hokins niset drejt një aventure me shokët e tij në kërkim të thesarit... Nëse dëshironi të lexoni një roman aventuresk, libri që keni në duar është ai i duhuri...
Kelile dhe Dimne u përcjell udhëheqësve të shtetit këshilla të vyera me anë të humorit.
Aleksandër Dyma lindi në Francë në vitin 1803. Është një nga shkrimtarët më popullorë dhe prodhues francez i epokës romantike. Ndër veprat më të njohura të autorit mund të veçojmë: “Tre mosketierët”, “Njëzet vjet më pas”, “Henri III dhe zemra e tij” si dhe kryeveprën “Konti i Monte Kristos”.
Parisi është i uritur, por Mbreti i Francës është më i interesuar në kënaqësitë e ve-ta. Aramis, Atos dhe Portos po planifikojnë zëvendësimin e mbretit. I panjohur për shumë, ekziston një mbret i dytë, një binjak, i fshehur që në lindje dhe i burgosur pas një maskë hekuri. Çështja tani qëndron te D’Artanjani: do të luftojë kundër miqve të tij të vjetër,...
“Mesnevia” ka qenë për një kohë të gjatë motivuesi dhe fabrika e moralit për shekuj me radhë për mbarë njerëzimin.
Dinamika themelore e romanit është përplasja e dy shpirtrave. Ndërkohë që balena e bardhë Mobi Dik simbolizon natyrën, qetësinë, krijesën e cila vazhdon jetën sipas natyralitetit të saj, kapiteni Ahab konkretizon zemërimin e tepruar, ndjenjat më negative dhe të pakëndshme të shpirtit njerëzor, si dhe rezultatet e këqija të ndërhyrjes në natyrshmërinë e...
Romani “Ne” i autorit rus Jevgenij Zamjatin është antiutopia e parë në fushën e letërsisë e të teorive shoqërore, njëherësh kryevepër letrare e autorit dhe vepër klasike e antiutopisë.
Vëllimthi që po i paraqesim lexuesit përmban katër tregime të përmbledhjes “Mbrëmje në një fshat afër Dikankes” (1831). Janë tregime me subjekt te gershetuar fantastik dhe realist: përshkrimi i jetës fshatarake, i zakoneve dhe i dokeve të atyre anëve, shoqërohet me përshkrimet e paharrueshme të natyrës dhe me riprodhimin e goditur të gojëdhënave në frymën...
Përralla si “Rosaku i shëmtuar”, “Rrobat e reja të mbretit”, “Sirena e vogël”, “Mbretëresha e dëborës”, “Shitësja e vogël e shkrepëseve”etj, janë ndër më të njohurat, të cilat janë ekranizuar herëpashere.
Shpresojmë se do ta lexoni me kënaqësi historinë e nënës dhe pesë fëmijëve që përballuan me durim vështirësitë e jetës.
Lexojini faqet e këtij libri me një frymë, për të parë se si rrodhën historia e ngjarjet në jetën e kësaj kukulle, ndërsa ai kalon nga njëra përpjekje në tjetrën për të mësuar se ç’do të thotë të jesh i ndershëm, madje përtej kësaj, ç’do të thotë të jesh njeri!
Bashkohu dhe ti me Uendin, Xhonin dhe Majkëll Darlingun përgjatë rrugëtimit të tyre aventuror me Piter Panin, djalin që nuk u rrit asnjëherë, për atje ku zanat jetojnë, ndërsa fëmijët fluturojnë. Vetëm kujdes, sepse këtë tokë të magjishme sirenash e rrethojnë shpeshherë rreziqet, lëkurëkuqtë dhe pluhuri i zanave.
Poli dhe Virgjinia” është rrëfimi i jetës së dy rioshëve të lindur në të njëjtin vend dhe të dashuruar marrëzisht më pas me njëri-tjetrin. “Poli dhe Virgjinia” është një roman ku ngrihet në kult dashuria për natyrën, besnikëria deri në vdekje dhe morali i lartë; një roman që do të lexohet padyshim me një frymë nga lexuesi.
Eleanor Hodgson PORTER u sëmur në moshë të vogël duke u detyruar ta braktiste shkollën në mes. Për një farë periudhë kohe ajo kohe u mor me muzikë. Muzika i shtoi karakterit të saj butësinë, ndjeshmërinë dhe thellësinë në këndvështrimin e saj ndaj jetës. Autorja në romanin e saj “Poljana” në njëfarë mënyre ka prezantuar jetën dhe ndjenjat e saj
Libri “Princi i vogël” është për lexuesin e tij të vogël, por poaq edhe për atë të rritur, si ai shoku i vërtetë në përkufizimin që i bën Antoine de Saint-Exupery¬ në faqet e këtij libri: “Një shok i vërtetë është ai që zgjatet për të të prekur dorën, por të prek zemrën.”
Kuajt në këtë rrëfim janë shpirtëzuar me ndjenja njerëzore: me egërsinë dhe keqardhjen, harenë dhe trishtimin, xhelozinë dhe krenarinë, altruizmin e rinisë dhe vetëdijen e ngrysur të pleqërisë shkatërrimtare. Më së shumti është njerëzuar personazhi kryesor – Pullaliu. Historinë e trishtuar të jetës tij e keni përpara për ta shfletuar
Në librin që keni në duar do të lexoni aventurat e Robin Hudit, heroit legjendar të pyjeve të Shervudit, ndihmësit të të varfërve, jetimëve, të pastrehëve dhe armik i padrejtësive, gjakatarëve dhe tiranëve.
Kishin kaluar plot 23 vjet që nga ardhja në ishull. Sikur të më thonin se do të jetoja 23 vjet i vetëm në një ishull, do ta kisha përqeshur, por isha mësuar shumë me jetën këtu. Kisha mësuar duke e jetuar se ç’mund të arrijë dhe jetojë një njeri i vetëm. Sikur mos të kisha frikë nga kanibalët, mund të jetoja në ishull deri në fund të jetës sime, i qetë...