Nje roman ne dosjet e policise View larger

Nje roman ne dosjet e policise

Gazmend Krasniqi BAO0707

New product

Përshkrim i shkurtër

Romancieri dhe studiuesi Gazmend Krasniqi vjen me nje roman te ri te stilit postmodernist

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928807359

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky roman ka folur gjatë për veten e vet, megjithatë gjithmonë mbetet diçka për të shtuar.

Në fillim të viteve ’90, mund të shihej se para shkrimtarit shqiptar, që nga e kaluara trashëgonte sindromën provinciale të vetizolimit, paraqiteshin tri pamje:

  •         të vazhdonte të shkruante në mënyrën e realizmit socialist; suksesi vinte më shpejt: ishin të gatshëm lexuesi dhe juritë që i vlerësonin këto vepra;
  •         të mos e kapërcente stadin e refuzimit estetik ndaj realizmit socialist, i cili faktikisht qe rrënuar që me rënien e sistemit që e kishte ngritur dhe mbajtur në këmbë; ndërronte vetëm kahu i heroit – pozitivi u bë negativ dhe e kundërta.
  •         të kërkonte fijet lidhëse me atë që ndodhte realisht me letërsinë në botë, në një kohë që shpejtësia e komunikimit rritet dhe e ke vetë në dorë të dalësh nga izolimi. Por edhe kthimi nga vlerat e së kaluarës. Suksesi nuk dukej në horizont: nuk ishin të gatshëm as lexuesi, as juritë vlerësuese: ata që nuk kishin përjetuar modernizmin, nuk kishin si të vendosnin marrëdhënie me postmodernizmin.

Duhej kohë për të kuptuar se një autor ekziston vetëm si produkt i tekstit apo i shkrimit, në një proces ku ai zhduket pafundësisht, duke qenë funksion i gjuhës vetë. Bie ideja që thotë se me anë të shkrimit bëhemi të pavdekshëm. Ndryshe nga ideja, që vjen nga epika greke, se heroi mund të vdesë i ri, sepse veçoritë e epikës i garantojnë pavdekësinë, apo ideja se Sheherezadeja tregon e tregon për të mbetur gjallë, në kohët moderne shkrimi ka ndryshuar ekuacionin: më fort sesa garanton pavdekësinë, apo e mban vdekjen larg, shkrimi e “vret” autorin, duke iu bashkëngjitur kështu idesë së Roland Barthes-it për “vdekjen e autorit”. Sepse fiton teksti.

 

Krijimtarinë time shumëvjeçare e shoh nga kjo perspektivë. Dua të them se ky libër i ka rrënjët në atë kohë. U deshën këto dekada që, ashtu si shkrimtari, të rritej edhe lexuesi i postmodernizmit.

Çfarë dhe si?

Thuhet në roman:

Bota është bërë shumë e vështirë për t’u kuptuar. Ajo mbisundohet nga harta të thjeshtuara nga politikanët dhe intelektualët. Sot, kur shikohet se përdorimi i arsyes ishte menduar për kohë më të thjeshta (kompleksiteti i kohës sonë, me këtë përmbytje të pafund informacioni, nuk e kishte sulmuar ende arsyen individuale), të vërtetat e paprovuara, të krijuara nga interesa të ndryshme, vazhdojnë të shpërthejnë dhe të grumbullohen gjithandej, për të thënë se askush nuk është i pavlefshëm, por askush nuk e zotëron të drejtën. Individët pranojnë se e vërteta nuk mund të dihet, pasi nuk do të jenë në gjendje të bien dakord për një të vërtetë apo sistem vlerash përfundimtare, sepse një universale e tillë nuk ekziston. Në vend të kësaj, gjërat mund të jenë thjesht të vërteta për mua ose në përvojën time: çdo person duhet të jetë i lirë të vendosë se cilat identitete dhe vlera kanë rëndësi për të dhe cilat jo. Sidoqoftë, ka pak makineri për t’i pajtuar ato përfundime me të të tjerëve. Rezultati përfundimtar është se çdo person arrin në një sistem vlerash të ndryshme, të papajtueshëm me të tjerët. Po ne njerëzit e kulturave postmoderne, ku koncepti i shoqërisë së organizuar fillon e zhduket, duhet të vendosim se çfarë është e vërtetë.

Ky individ bëhet personazhi i romanit postmodernist.

Ky është ndryshe nga tipi, një personazh që në drejtimin realist përmbledh në vetvete tiparet karakteristike të të gjithë atyre që pak a shumë i ngjajnë atij: një model i llojit të tyre.

Sidoqoftë, kjo prishje e tipizimit ka filluar herët, në modernizëm: heronjtë presin që të pranohen e vlerësohen si një i ngjashëm nga ata që e rrethojnë, por hapësirat midis qenieve janë të pafundme dhe, shpesh, mizore, si te heronjtë kafkianë. Kujtojmë se, përveçse për tipin, në realizëm flitej edhe për karakterin, një personazh që duhet të burojë nga pozicioni social ose mjedisi.

Personazhit kryesor të romanit, megjithëse bazohet në një kontekst real, i mungojnë të dyja këto tipare. Ai ndjehet pjesë e realiteteve të largëta në kohë dhe në gjeografi. Kështu, me rënien e mburojës së karakterit, pra duke fituar një personazh pa status dhe mjedis të caktuar në roman

  •         lirohen fashëzat e intrigës,
  •         shtrëngesat formale të dialogut tradicional.

Ndërkohë, fundi i personazhit tradicional sjell vetvetiu fundin e fiksionit tradicional (subjektit klasik). Kështu, romani synon të bëhet një roman për romanin. Ose, shprehur ndryshe: Romani nuk është më shkrimi i një aventure, por aventura e një shkrimi.

Siç thuhet edhe në roman:

Shkrimtarët dhe artistët e ditëve të sotme nuk do të jenë më në gjendje të shpikin stile dhe botë të reja. Janë të mundshme vetëm një numër i kufizuar kombinimesh; më uniket janë menduar tashmë. Që do të thotë, teknika e shkrimit mund të bëhet e farefisshme me tipe të “ready-made”: objekte prej koleksionimesh të përditshme, skarcitete dhe hedhurina.

Nuk ka më një normë gjuhësore të përbashkët mes shkrimtarit dhe lexuesit, por një shumësi ligjërimesh, që vjen prej lojës me citimet, pa një dallim të qartë mes origjinalit dhe kopjes. Nuk ekziston më frika e ndikimit, por kënaqësia e ndikimit në parimin e brikolazhit dhe kolazhit: ku gjëra të pangjashme ngjiten për të krijuar një realitet të ri, i cili mund të përmbajë një koment për realitetin nga ka dalë, si edhe mund të jetë shumë gjëra të tjera.

Meqë kumtimet e një fakti përplasen me njëri-tjetrin pa ndonjë lidhje të dukshme, krijimet bëhen kryesisht një tekst, një univers që është sajuar prej citatesh të nxjerra nga shumëllojshmëria e ligjërimit. Ta quajmë pastiche, që rrjedh nga fjala italiane “pasticcio” – një pjatë makarona si lasagna. Fjalë të tjera për të do të përfshinin turli apo mishmash, imitim apo kopje.

Pra, çdo autoritet ka rënë. Fraza, episode apo motive të marra prej shkrimesh të tjera, pak ose aspak të ndryshuara. Me citimet e bëra me seriozitet dhe dashuri, synohet:

  •         të krijohet një formë me atmosferën e shkrimtarëve të shquar apo teksteve të shquara
  •         të shmanget intriga, për të prodhuar një efekt me më shumë kolorit

Fjalët janë përballë larmisë së gjallë të ligjërimit e dialogut njerëzor, të cilat e bëjnë gjithmonë çdo shprehje të rezonojë me gjërat e thëna e të shkruara më parë (ku përfshihen përgjigjet dhe kundërshtitë) dhe lejojnë që çdo fjalë të ketë kuptime të ndryshme në kontekste dhe situata të ndryshme. Ajo që ne e quajmë me emrin abstrakt “gjuhë”, në të vërtetë s’është tjetër veçse një variacion i niveleve të ndryshme të përdorimit:

  •         i përdorimit letrar
  •         i përdorimit të përditshëm
  •         i gjuhës së përdorur në profesione dhe shtresa sociale të ndryshme
  •         i gjuhës së përdorur në periudha të ndryshme historike.

Romani është ngritur mbi bindjen se postmodernizmi e merr nën mbrojtje intertekstualitetin për të thënë se, në një dialog rindërtues me të vjetrën dhe të shkuarën, ky fenomeni mundëson që letërsia të largohet prej formave tanimë të konsumuara dhe të sjellë forma të reja.

Në këtë mënyrë, krejt pandërgjegjshëm, historia dhe fiksioni ndryshojnë vendet:

  •         historia bëhet fiksionale,
  •         fiksioni bëhet historia e vërtetë.
  •         Gjatë këtij procesi, me paaftësinë e afirmimit të ekzistencës së një shembulli narrativ (gjithë ato prerje dhe fshirje), autorit postmodernist i mbetet të ringjallë ironinë romantike ose, siç përdoret më shumë sot, metafiksionin. Ky mjet, i përdorur herë pas here, atij i shërben për t’i thënë lexuesit: Je në një fiksion.

Për t’i thënë atij, tashmë nën dritën e poetikës së intertekstualitetit, se

  •         kur rrëfimi paraqet leximet e personazhit, saktëson psikologjinë, hijet, përndjekjet, dijet apo aftësitë kulturore. Domethënia e referencës intertekstuale jepet nga vetë personazhi kur ai merr si modele figura të ndryshme letrare: referencat dhe citimet japin një ide të bibliotekës së brendshme prej të cilës ai është ndërtuar.
  •         kur rrëfimi paraqet vendet, tregon se identiteti kulturor i një vendi shfaqet më i rëndësishëm se pamja gjeografike: kanë rëndësi lidhjet me letërsinë.
  •         kur rrëfimi paraqet kujtesën, tregon se shkrimi nënkupton një kujtesë tekstesh, kujtesë që dëshmon për vazhdimësinë e unit dhe rrjedhën e kohës. Thirrja e këtyre teksteve i jep mundësi subjektit të nënshkruhet brenda historisë dhe letërsisë.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages170
ISBN9789928807359
RedaktoriArtemisa Bushi
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanDistopik & Utopik
I ri1