Tenenmbule View larger

Tenenmbule

Erion Mollaymeri A-003664

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libёr sjell pikёrisht pёrplasjen e dy botёve qё jetojnё nё tё njёjtёn sipёrfaqe. Qyteti i diktuar nga rregulla strikte dhe Periferia e larmishme nё ngjyra dhe dukuri qё e kanë kthyer kaosin nё njё sistem vlerash strikte. Nё njёrёn liria ёshtё e kushtёzuar, nё tjetrёn liria ёshtё e vetёngopur aq sa nuk i bёhet mё tё lёvizё nga vendi.

More details

23 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Edlora
ISBN9789928333377

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ndoshta do tё ishte mё mirё qё prezantimin me kёtё libёr ta bёnte Sargoni, ai qё vesh rrobat e shkrimtarit nё brendёsinё e kёsaj historie, qё nё thelb pёrmban veçantinё e pёrsёritjes.

Pёrsёritjes sё kohёs qё ekziston vetёm kur duam ta masim dhe pёrsёritjes sё karaktereve qё sado tё pёsojnё transformim estetik nuk mund tё dalin jashtё konceptit qё pёrfaqёsojnё. Tё riprodhuar, karakteret, jetojnё nё çdo kohё si nocione, pёr tё rishprehur rrugёtimin gjithnjё tё fundёm.

Kthehen nё mite, nё legjenda, por janё tё vetmit qё me natyrёn e tyre specifike tё diktuar nga gjithёsia, nuk ndryshojnё.

Dhe rrobat e shkrimtarit, e asaj qё pёrfaqёson nocioni i tё riprodhuarit tё fakteve, po pёrpiqem t’i vesh, e si herё e parё me pёrmasa ndoshta jo fizikisht adapte, mё ringjallin emocionin e paraqitjes. Janё veshje e rёndёsishme, por nё jetёn e sotme ku nё qendёr ёshtё konsumi i shpejtё, nuk duken mё aq cool sa mund tё dukeshin nё vitet kur letёrsia ishte mediumi i vetёm me tё cilin çdokush mund tё pёrjetonte njeriun brenda vetes.

Gjithsesi edhe nё periudhёn nё tё cilёn jetojmё, nevoja pёr shkrimtarin ёshtё ende ekzistente, pavarёsisht ndryshimeve tё formave qё janё pёrshtatur me kohёn . Ashtu si Sargoni, qё pёrpiqet tё tregojё njё histori qё ёshtё duke ndodhur dhe do tё kthehet nё njё histori qё ka ndodhur, por mund tё jetё edhe njё histori qё do tё rindodhё, apo do tё ndodhё pёr herё tё parё pёr ata qё vijnё pas fshirjes sё historisё. Pikёrisht Sargoni, figura atёsore e Enheduanёs, ajo qё mbahet si poetja e parё.

Dokumentimi i parё i njё shkrimi letrar artistik qё nё thelb ka gjithnjё historinё. Sepse nё fund tё fundit tё gjitha janё histori. Imagjinare apo reale, vijnё brenda limitit tё fakteve.

Gojёdhёna, legjenda, fabula, pasazhe biblike, kanё nё thelb gjithnjё dukurinё e njё morali, qё mbetet gjithnjё i mbivendosur mbi kokat tona, si i veçuar nga ne. Njё udhёzim nga njё lartёsi qё ne nuk mund ta arrijmё fizikisht dhe na mbetet ta prekim vetёm me sy. Me njё shqisё qё riprodhon energjinё  e pafundёsisё kur ka dёshirёn e mirё ta kёrkojё atё. Ta shohё! Jo mё kot nё kёtё histori janё risjellё nё jetё figura tё larmishme mitologjike dhe historike qё kanё formuar personazhe tё reja, por kanё riprodhuar kontekstin qё karakterizon tipologjinё e pёrsёritur tё njeriut, tё ndarё nё individё qё krijojnё dividentё dhe brenda tyre devijantё.

E tёra ndahet nё pafundёsi, deri nё mosmarrveshje, kur prej kёsaj tё fundit ka nisur e gjitha. Njё telash fillestar qё riprodhon tё tёrёn dhe nё rrotullimin e ciklit rikthehet po nё tё njёjtёn pikё, duke u kthyer sёrish nё telash.

Njё telash i lindur nga natyra dhe i rikthyer nё pikёn fillestare nёpёrmjet njerёzve tё udhёzuar nga natyra, e tyre, sado e veçuar qoftё. Larmia karakteriale sillet si njё formё thjesht e ndryshueshme estetikisht pёr t’u lidhur nё njё synim. Por ç’ndodh kur ndarja bёhet edhe nё synim? Çfarё sistemi ndёrtohet nё njё bashkёsi kur synimet pёrplasen mes tyre nё rrugё tё padukshme?

Ky libёr sjell pikёrisht pёrplasjen e dy botёve qё jetojnё nё tё njёjtёn sipёrfaqe. Qyteti i diktuar nga rregulla strikte dhe Periferia e larmishme nё ngjyra dhe dukuri qё e kanë kthyer kaosin nё njё sistem vlerash strikte. Nё njёrёn liria ёshtё e kushtёzuar, nё tjetrёn liria ёshtё e vetёngopur aq sa nuk i bёhet mё tё lёvizё nga vendi.

Dhe si tё ndarё nё rrethet e tyre vicioze, nuk i shtrijnё synimet e tyre nё pafundёsinё e relativitetit. Elementi qё do tё vёrё nё lёvizje kёto botёkuptime tё ndara gjeografikisht ngjitur njera-tjetrёs, ёshtё Rinor Andini. Emigranti!

Si Andini, njё legjendё folklorike shqiptare qё nё thelb ka mbrojtjen e familjes, si rrethi i parё i hallkёs sё zinxhirit tё pafundёm tё relativitetit. Rrugёtimi i personazhit kryesor, pёr tё njohur veten e tij nё gjithё rolet e krijuara automatikisht nga mbivendosja e rregullave tё bashkёsive dhe atyre natyrore, do tё risjellё esencёn e kuptimit tё jetёs nё pikёn qё vetёm vetё mund t’i japim kuptim.

Rinori lind nё njё regjim diktatorial tё veçantё nga format e ndryshme qё jemi njohur historikisht, ku nё qendёr kanё patur diktatorin njerёzor i cili ka luajtur rolin e Zotit, dhe ajo qё ai do tё kёrkojё ёshtё pikёrisht figura mistike e drejtuesit suprem. Ai qё nёpёrmjet tё pёrshtaturve do tё mundësojё mbarёvajtjen e diktatit tё tij, dhe tё jetojё jetёn e qetё si vёzhgues kalimtar i hera-hershёm.

Me diktaturёn vendi ynё ёshtё i njohur. Disa e adhurojnё ende, disa e urrejnё, disa mundohen tё gjejnё balancёn midis pikave pozitive dhe atyre negative, por sot tё gjithё nuk e pranojnё mё figurёn despotike tё njeriut qё imiton Zotin dhe prodhojnё konspiracione tё pafundme pёr krijesa mё tё fuqishme se njeriu, qё manovrojnё me thjeshtёsi jetёn. Krijojnё luftёra dhe kontrollojnё paqen, shpikin njё sistem vlerёsimi dhe e korrigjojnё sipas interesit.

Tё gjithё nё aq sa e lejon faza evolutive pёrkatёse e largojnё nga vetja figurёn diktuese, duke i veshur petkun e mistikes. Jeta nё diktaturё duke qenё ende mё e limituar se vetё tipologjitё e njeriut, ёshtё e thjeshtё pёr t’u interpretuar, madje pёr disa edhe pa e jetuar fare, siç do tё bёnte George Orwell-i nё imagjinatёn e tij vetёm pasi pati lexuar disa teza futuriste mbi ato qё do tё ishin parimet e shteteve tё kthyera nё sisteme diktatoriale.

Por ky libёr sjell njё diktaturё moderne, tё bazuar mbi monopolizmin ekonomik tё njё njeriu rrumbullak tё plotёsuar brenda natyrёs njerёzore. Teneni, biznesmeni qё ka shtrirё prodhimin e tij nё çdo cep tё Qytetit, aq sa dhe vetё Qyteti i limituar mban mbiemrin e tij. Tenenmbule!

Me qytetarё tё kthyer nё qenie mekanike qё jetojnё detyrimet me lirinё e pёrgjumur dhe enden si somnambul, duke kryer çdo gjё tё dhёnё. Asgjё pёr tё riprodhuar.

Paradoksalisht, personazhi i Rinor Andinit, i cili ёshtё fryma e çdokujt pёr tё hulumtuar nё mёnyrё qё t’i japё pёrgjigje pyetjeve tё pafundme, emёrohet pёr tё punuar nё departamentin e censurёs dhe nga pёrplasja e dy kundёrtive nis historia qё kthehet nё njё pёrrallё mistike adultёsh. Nga ato me fund me shije njeriu, sado mistikja tё shoqёrojё aventurёn.

Data sheet

pages246
ISBN9789928333377
RedaktoriDiana Çuli
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller