Mitrush Kuteli BK009
New product
Ashtu si çdo autor ka kryeveprën e tij, edhe tek Kuteli, rrëfimi “E madhe është gjëma e mëkatit” është kryevepra e kryeveprave të tij. Jo vetëm nga ngjarja dhe filozofia e madhe që mbart ajo, por edhe nga mënyra e të rrëfyerit si askush tjetër apo, figurat artistike e fantastike, stili i të treguarit e gjithçka të përsosur që ka brenda vepra.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Botimet M.K. | |
Rreth librit
Historia e priftit ortodoks Tatë Tanushit, që mallkoi dhe u mallkua nga ëngjëlli i Zotit – kjo është me dy fjalë ngjarja që rrëfen Kuteli në novelën E madhe është gjëma e mëkatit. Përtej ngjarjes, përtej prishjes së kufijve mes jetës e vdekjes, edhe gjuha e kësaj novele e tërheq lexuesin thellë në kohë, shekuj e shekuj më parë, pasi krijon ndjesinë, madje mund të thuhet dhe magjinë se jo vetëm rrëfimi por edhe rrëfimtari vijnë nga lashtësia.
“Këtij rrëfimi edhe po të mos i jetë vënë në krye emri i autorit, lexuesi që ka shfletuar librat Netë shqiptare, Kapllan Aga i Shaban Shpatës apo Ago Jakupi menjëherë do të thotë se atë s’mund ta ketë shkruar tjetërkush përveçse Mitrush Kuteli” – shkruan në parathënie miku i autorit, arkitekti-poet, Petraq Kolevica.
Kjo novelë u shkrua në shkurt 1947 dhe u botua së pari në vitin 1992. Ajo renditet sot midis kryeveprave të letërsisë shqiptarekonsiderohet
| pages | 64 |
| Shtëpia botuese | Kuteli |
| Published year | 2006 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Në këtë vëllim të parë të botimit special të entit botues M.K gjeni ajkën e prozës së shkurtër dhe katër poezi të Mitrush Kutelit. Ky botim është përgatitur nga editori sipas dorëshkrimeve të autorit
Në këtë vëllim të dytë të botimit special të entit botues M.K gjeni ajkën e prozës së shkurtër dhe shtatë poezi të Mitrush Kutelit. Ky botim është përgatitur nga editori sipas dorëshkrimeve të autorit
Në këtë vëllim të tretë të botimit special të entit botues M.K gjeni ajkën e prozës së shkurtër, kryesisht tregimit për fëmije, dhe shtatë poezi të tjetra të Mitrush Kutelit. Ky botim është përgatitur nga editori sipas dorëshkrimeve të autorit
Seti me tre vëllime përmban të gjithë krijimtarinë më të mirë të Mitrush Kutelit në prozën e shkurtër dhe në poezi. Ky botim është përgatitur nga trashëgimtarët e familjes së autorit dhe përmban të dhëna dhe dorëshkrime autentike të Kutelit. Prandaj referohet si botim në pako me vlera të shumëfishta për nxënësit, studentët, studiuesit dhe lexuesit e...
Në këtë libër përfshihen tregimet, një poezi dhe shënime që Kuteli i hodhi në ditarët e tij në vjeshtën e vitit 1941 deri në fillimdimrin e po atij viti, kur ishte i mobilizuar në kontigjentin e forcave rumune që dërgohej drejt Frontit të Lindjes. Ndodhen aty dhe dy letra që Kuteli i dërgonte nga Bukureshti bashkëvendasit të tij, poetit Lasgush Poradeci...
Ky botim i dytë, veç disa fotove të Kutelit përmban edhe vështrimet Kosova e Kutelit, shkruar nga Sabri Hamiti dhe Tri pamjet (fytyrat) e Kutelit në një libër – Sulm e Lotë, shkruar nga Pandeli Pasko Kuteli
Ndonëse u shkruan 75 vite më parë, pamfletet e Kutelit tingëllojnë aktuale në shoqërinë shqiptare që ende s’i ka shëruar shumë nga plagët e saj të vjetra.
Mitrush Kuteli është ndër kritikët e spikatur të letërsisë shqipe. Falë syrit të tij vëzhgues dhe kurajës së tij u zbuluan, promovuan dhe mbështeten veprat e Lasgush Poradecit dhe Fan Nolit. Ky vëllim përmbledh artikujt e tij kritik për disa autorë të letërsisë shqipe
"Ditë paqe e ditë lufte në Enkelinë e mbret Bardhylit" dhe "Nga Dyrakiona në Bardhonë" flasin për ngjarje që zhvillohen në lashtësi në një cep të Ilirisë së Poshtme. Ky "cep" është Shqipëria jonë e sotme, që bënte pjesë qëmoti në botën e madhe ilire, të zhgalitur dhe të coptuar gjatë shekujve në luftrat e rrepta kundër pushtonjësve romakë dhe më tej...
Kënga s'ka kufire që ta ndalojnë. Ajo lindet diku edhe, në qoftë se përmban brenda saj ndonjë thërrime arti të vërtetë, shkon gojë pas goje, në krahët e erës... Këngët e kësaj përmbledhje nuk janë, pa fjalë, që të gjitha të lindura në Pogradec.
Nga lufta për të shpëtuar floririn e Bankës dhe disa raporte e kujtime.
Një kryevepër e magjisë popullore shqiptare që vjen në filitrin rrëfimtar të Mitrush Kutelit: Një nga librat më të shitur të dy dekadave të fundit; një rekomandim i përhershëm për fëmijët dhe një zgjidhje briliante për të kuptuar ashtin e fantazisë shqiptare. POr, ky eshte botim special, i shoqeruar me vizatimet e piktorit Gazmend Leka
Ky është një nga tregimet e fundit që ka shkruar Dhimitër Kuteli, ku trajton çështjet e cmirës dhe lakmisë për pasuri, të cilat mund të çojnë në krim. Këtë bën Hekuri ndaj mikut të tij, Çelikut, të cilin e vret pasi i refuzoi ti marrë vajzën për nuse dhe e grabiti
Mitrush Kuteli vjen para lexuesve me permbledhje me te plote me poezi, poema dhe balada. I gjithe botimi shoqerohet me faksimile te poezive te shkruara ne origjinal nga nje prej mjeshtrave me te shquar te letrave shqipe te Shekullit te XX.
Një kryevepër e magjisë popullore shqiptare që vjen në filitrin rrëfimtar të Mitrush Kutelit: Një nga librat më të shitur të dy dekadave të fundit; një rekomandim i përhershëm për fëmijët dhe një zgjidhje briliante për të kuptuar ashtin e fantazisë shqiptare