Kuteli 2, - proza dhe vargjet te zgjedhura

Mitrush Kuteli BK004

New product

Përshkrim i shkurtër

Në këtë vëllim të dytë të botimit special të entit botues M.K gjeni ajkën e prozës së shkurtër dhe shtatë poezi të Mitrush Kutelit. Ky botim është përgatitur nga editori sipas dorëshkrimeve të autorit

More details

861 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet M.K.
ISBN9789928180001

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Rreth librit

Libri i dytë i serisë 3-vëllimshe të veprës së zgjedhur të Kutelit, ku përfshihen 10 rrëfime të ciklit “Nete shqipëtare”, si dhe Rinë Katerinëza që i ngjan një rrëfimi të treguar ndajnate. Në pjesën e vargjeve, 7 poezi pak a shumë me të njëjtën frymë: Natë vere, Hëna e humbur, Si nesër etj. Ashtu si në vëllimin e parë të serisë, rrëfimet e ripunuara në vitet ’60 botohen sipas daktiloshkrimit të Autorit, ndërsa ato të paripunuara, sillen sipas botimeve të viteve 1943-1944.

Edhe këtu, por mund të thuhet sidomos në këto rrëfime, Kuteli vizaton mjedisin shqiptar jo vetëm të Pogradecit të tij, por shumë më gjerë, mjedisin që e ndjejnë menjëherë se është vendi i tyre ata që e kanë njohur e jetuar në të. Por edhe ata që s’e kanë njohur kurrë, thonë se kështu duhet të jetë e se s’do mund ta përfytyronin ndryshe.

Në vëlimin e dytë të veprës së zgjedhur të Mitrush Kutelit janë përfshirë këto tregime:

Natë marsi

Natë prilli (Kapllan Aga i Shaban Shpatës)

Natë muaji maj (I vdekuri dhe i gjalli)

Rinë Katerinëza

Natë qershori

Natë gushti (Përtej valëve të kohës)

Natë muaji Shëmbitër (Rrëfimi i parë i Argjir Vlonjatit)

Natë vjeshte të tretë

Lugetërit e fshatit tonë (Letrat e ndajnatës)

Kryengritje për lugat

Një natë tetori (Netë me prralla në fshatin e qepëve e të kokarkave)

Ndërsa në poezitë e përzgjedhura në këtë vëllim janë përfshirë këto tituj:

Natë vere

Hëna e humbur

Si nesër

Shtambari

Kroi i kodrës

Një ndajnatë në Poradecin e vjetër

Rrjedhin lumenjtë

Vëllimi shoqërohet edhe me një fjalorth për fjalët e rralla dhe dialektizmat.

Data sheet

pages365
ISBN9789928180001
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë