Netë moldave View larger

Nete moldave

Mitrush Kuteli BK011

New product

Përshkrim i shkurtër

Në këtë libër përfshihen tregimet, një poezi dhe shënime që Kuteli i hodhi në ditarët e tij në vjeshtën e vitit 1941 deri në fillimdimrin e po atij viti, kur ishte i mobilizuar në kontigjentin e forcave rumune që dërgohej drejt Frontit të Lindjes. Ndodhen aty dhe dy letra që Kuteli i dërgonte nga Bukureshti bashkëvendasit të tij, poetit Lasgush Poradeci në maj 1941 dhe janar 1942.

More details

902 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet M.K.
ISBN9789928180087
Viti i botimit2015

550 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Rreth librit

Asnjë nga këto tregime nuk u përfshinë në botimet e viteve ’44-’90, madje as në përmbledhjen me pesë vëllime të veprës së zgjedhur (1988-1989).

Marshimi drejt Frontit të StaIingradit shte për Kutelin një rrugëtim i pavullnetshëm, por jo i pazakontë në atë kohë. Përjetimet nga muajt kur mbajti kapotë ushtarake, filloi t’i botonte në vitet 1943-1944 në librat e tij dhe në shtypin e kohës, si tregime apo si pjesë të parathënieve, si korniza apo si digresione. Kuptohet, ndërsa shkonte në luftë, Kuteli jetonte në një botë të vetën, shumë larg realitetit, siç shkruan vetë, “në atë çipin e Ukrainës tek më pat hedhur shorta”.

Këtë mobilizim e shfrytëzuan drejtues komunistë të forumeve letrare pas vitit 1944 për ta akuzuar Kutelin si “fashist”. Kjo akuzë përndoqi familjen e Kutelit edhe pas vdekjes së tij në vitin 1967.

Por vetë shkrimet dëshmojnë tjetër gjë; aty lexuesi nuk do gjejë kurrfarë ritmi marcial të fashistit të përfytyruar nga akuzuesit komunistë, por do ndjejë rrahjen e zemrës së artistit nga dashuria për njeriun, jashtë ideologjive, përtej kufijve që ndajnë kombe, gjuhë e kultura. Në rrugë përtej Tiraspolit, Netë moldave, Këngët i sjell era, Po të vdes në dhé të huaj – ja disa nga titujt në brendi të këtij vëllimi.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages100
ISBN9789928180087
Viti i botimit2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë