Ndue Ukaj A-004064
New product
Artin e Kadaresë e shquan një forcë tërheqëse e jashtëzakonshme estetike, ku kumbojnë melodi të bukura e dridhmuese dhe një gjuhë artistike sublime, kurse ajo që i mban të lidhura veprat e tij, është shumëllojshmëria temave, motiveve, rrëfimeve dhe stileve, si dhe toni madhështor narrativ, ku del në pah talenti dhe fuqia kreative, nëpërmes tekstit të pasur estetik dhe kulturor.
10 Items
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9789928313072 | |
Shkrimtari Ismail Kadare, nën diktaturë dhe pas rënie së saj, ka shkruar letërsi të këndshme, plot jetë dhe gjallëri, për njeriun, raportet e tij me politikën, historinë, me një fjalë, ai ka shkruar letërsi, të bazuar “te dashuria, nderi, dhembshuria, krenaria, mëshira, sakrifica, te vuajta, te dramat jetësore, etj.”, siç thoshte Ëilliam Faulkner. Me këto elemente, vepra e tij, përbenë një botë të pafund të bukurisë së gjuhës, imagjinatës dhe mendimit.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 176 |
| ISBN | 9789928313072 |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Poezia e Ndue Ukaj veçohet nga letërsia jonë bashkëkohore, sepse, sipas saj, i jep një përmasë shpirtëzimi publikes, të përbashkëtës dhe veçanërisht qytetit.