“Dritarja e Marin Shkrelit” nis me një fillim tronditës dhe mbaron me një fund tragjik, që për mendimin tim janë dy pikat më kulmore të rrëfimit artistik të Ndue Ukajt. Fillimi i romanit është i vendosur në një hapësirë pranë ambasadave të huaja dhe me një grup të rinjsh që doemos dëshirojnë të ikin sa më parë nga Kosova. Kohësisht fillimi i romanit vendoset shumë vite pas luftës në vendin tonë, por që realisht është fundi i fabulës dhe rrëfimit të Marin Shkrelit, një krijues dhe kontribuues për lirinë e vendit të tij, që tronditet me dëshirën e pakompromis të të rinjve për ta braktisur sa më parë, në çdo çast e në çdo rast, Kosovën, për të cilën ky kishte sakrifikuar shumë.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 176 |
| ISBN | 9789928391797 |
| Published year | 2023 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | Over 14 years old |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Psikologjik |
Artin e Kadaresë e shquan një forcë tërheqëse e jashtëzakonshme estetike, ku kumbojnë melodi të bukura e dridhmuese dhe një gjuhë artistike sublime, kurse ajo që i mban të lidhura veprat e tij, është shumëllojshmëria temave, motiveve, rrëfimeve dhe stileve, si dhe toni madhështor narrativ, ku del në pah talenti dhe fuqia kreative, nëpërmes tekstit të...
Poezia e Ndue Ukaj veçohet nga letërsia jonë bashkëkohore, sepse, sipas saj, i jep një përmasë shpirtëzimi publikes, të përbashkëtës dhe veçanërisht qytetit.