Shën Kolli Mesopotam, Sarandë View larger

Shen Kolli Mesopotam, Sarande

Aleksandër Meksi BO0240

New product

Përshkrim i shkurtër

Kisha e manastirit të Shën Kollit të Mesopotamit është një objekteve të kultit të periudhës bizantine që mbart vlera tejet të rëndësishme. Ajo pat tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe udhëtarëve që kaluan nëpër Jugun e Shqipërisë në dy shekujt e fundit. Kjo monografi është rezultati i ekspeditave dhe studimeve të kryera për vite me radhë nga ne dhe kolegët në sektorin e monumenteve të arkitekturës mesjetare të Institutit të Monumenteve të Kulturës për vënien në mbrojtje, studimin dhe restaurimin e monumenteve mesjetare

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ndër monumentet e kulturës të vendit tonë, monumentet e periudhës gati mijëvjeçare bizantine, zënë një vend të rëndësishëm. Nga kjo kohë ruhen mjaft fortifikime e qendra qytetare si dhe një numër jo i vogël kishash, të cilat, si dëshmi materiale, me vlerat që kanë, hedhin dritë për një periudhë të gjatë historike të shqiptarëve dhe flasin qartë për një traditë ndërtimi vendase.

Në mënyrë sistematike ato janë studiuar e botuar në revistat shkencore në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar e më vonë, janë në mbrojtje shtetërore dhe i janë nënshtruar ndërhyrjeve të ndryshme konservuese-restauruese.

Kisha e manastirit të Shën Kollit të Mesopotamit është një prej tyre dhe për vlerat që mbart, ndër më të rëndësishmet. Ajo pat tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe udhëtarëve që kaluan nëpër Jugun e Shqipërisë në dy shekujt e fundit.

Studimin e kishës e ndërmorëm në kuadrin e disertacionit për gradën shkencore kandidat i shkencave dhe e paraqitëm në vitin 1982. Ndër kohë patëm kryer disa ekspedita gjatë viteve 1966, 1967 dhe 1974 me synim studimin e monumentit, rezultatet e të cilave i kemi paraqitur në revistën Monumentet.

Ndërkohë, si manastiri ashtu dhe kisha e tij, kanë qenë objekt studimi dhe gërmimesh të rregullta arkeologjike të cilat dhe janë botuar.

Duke marr parasysh vlerën e këtij monumenti për arkitekturën bizantine dhe faktin që ende është pak i njohur, sidomos jashtë vendit, menduam ta rimarrim studimin, për ta plotësuar me ide dhe të dhëna të reja shkencore, rezultati i kërkimeve dhe studimeve të fundit.

Kështu, kjo monografi është rezultati i ekspeditave dhe studimeve të kryera për vite me radhë nga ne dhe kolegët në sektorin e monumenteve të arkitekturës mesjetare të Institutit të Monumenteve të Kulturës për vënien në mbrojtje, studimin dhe restaurimin e monumenteve mesjetare.

Një ndihmesë për njohjen më të mirë të mjaftë aspekteve të arkitekturës së manastirit dhe të vetë kishës kanë dhënë dhe disa ekspedita gërmimesh arkeologjike në territorin e manastirit, krahas studimeve për arkitekturën e monumentit.

Duke qenë i pamundur studimi i një monumenti të veçantë pa njohjen e monumenteve të tjerë të së njëjtës gjini, në Kreun e parë krahas paraqitjes së rrethanave historike dhe organizimit kishtar të rajonit ku ngrihet manastiri, mbështetur në dokumentacionin historik dhe studimet e botuara gjer më sot, jepet një tablo e shkurtër e arkitekturës bizantine të shek. XI-XIV në të cilin bën pjesë dhe kisha e Mesopotamit, mbi bazën e studimeve të deritanishme të kryera në vendin tonë, për të kuptuar më mirë dhe në shumë aspekte vendin që zë ajo në trashëgiminë arkitekturore.

Më tej vazhdohet me Kreun e dytë në të cilin jepet gjendja e studimeve për kishën e manastirit të Shën Kollit të Mesopotamit, ekspeditat dhe metodat e ndjekura nga ne për të gjykuar drejt për vlerën e studimit.

Kreu i tretë paraqet manastirin, muret rrethuese dhe kullat (gjendja dhe ndryshimet në kohë), teknikën e ndërtimit të mureve të tij rrethuese dhe materialet ndërtimit dhe rezultatet e gërmimeve arkeologjike deritanishme.

Kreu i katërt paraqet kishën në të gjitha përbërësit e tij, arkitektura (gjendja dhe ndryshimet në kohë), zbukurimorja, teknika dhe materialet e ndërtimit, një sprovë rikonstruksioni të gjendjes fillestare, analizën strukturore, tipologjinë dhe vlerat e tij.

Kreu i pestë paraqet idenë tonë restauruese për vlerësimin e mëtejshëm të këtij monumenti, në mjaft aspekte të tjetërsuar.

Monografia shoqërohet me listën e literaturës së përdorur dhe me një listë të shkurtër të termave speciale për të shmangur çdo keqkuptim, dhe pasaktësi.

Një monografi, në fushën e historisë së arkitekturës, nuk mund të quhet e plotë pa paraqitjen e ilustrimeve grafike e fotografike, pjesë përbërëse dokumentuese dhe shpjeguese e vetë punës kërkimore, hartimi i të cilave ka kërkuar mjaft punë dhe pjesëmarrjen aktive të shumë kolegëve, të cilët i falënderojmë për punën dhe ndihmën e pakursyer që kanë dhënë.

Gjithashtu, falënderoj kolegët e redaksisë së revistës Monumentet dhe sektorin e arkitekturës mesjetare ku unë bëja pjesë për artikujt e botuar, si dhe recensentët dhe oponentët e dy disertacioneve për vërejtjet dashamirëse që ndihmuan për paraqitjen më të mirë e më të plotë të punimeve tona.

Po kështu, falënderojmë Prof. Dr. Pëllumb Xhufin dhe Dr. Andi Rëmbecin për vërejtjet dhe sugjerimet në përgatitjen e botimit. Njëherazi falënderoj mikun tim Fisnik Sina për redaktimin e vëmendshëm të vëllimit si dhe Gentian Stratobërdhën, Zamir Marikën dhe Elio Hobdarin në ndihmën e vyer që më dhanë për ilustrimin e vëllimit.

Në fund të tekstit jepet dhe një listë shpjeguese në gjuhët shqipe dhe angleze e këtyre ilustrimeve si dhe një rezyme në gjuhë angleze për studiuesit e huaj dhe lexuesit e interesuar. Po kështu në anglisht jepet dhe tryeza e lëndës dhe shpjegimet e të gjitha ilustrimeve.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages228
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
HistoryAlbania
I ri1