More info
Ky libër i përgjigjet letërsisë. Janë zgjedhur nëntë tituj: "Shakaja" e Milan Kunderas, "Gjithçka kalon" të Vassili Grossman, "Historia e një gjermani" i Sebastian Haffner, "Njeriu i parë" i Albert Camus, "Njolla" e Philip Roth, "Lord Jim" i Joseph Conrad, "Fletore nga nëndhesa" e Fjodor Dostojevskit, "Washington Square" e Henry James dhe "Gostia e Babetës" e Karen Blixen. Qëllimi i autorit është të vërë tërë seriozitetin që duhet, vëmendjen që kërkon zbërthimi i enigmave të botës. Alain Finkielkraut është shkrimtar, filozof dhe eseist francez, lindur në Paris më 1949. Autor i mjaft veprave mbi letërsinë, dashurinë, modernitetin, ai mbron nocionin e identitetit, idenë e përcjelljes së vlerave, idenë e trashëgimisë, traditës. Gjithashtu, është shprehur shpesh mbi antisemitizmin dhe racizmin, mbi multikulturalizmin, mbi të metat e sistemit arsimor francez apo edhe mbi luftërat në ish - Jugosllavi. Ka shkruar në veçanti "Urtësia e dashurisë", "Çrregullimi i ri dashuror", "Çifuti imagjinar", "Ardhmëria e një mohimi: refleksione mbi çështjen e genocidit", "Disfata e mendimit", si dhe ka botuar vëllimin me biseda "Çfarë mund të bëjë letërsia".