Nje zemer inteligjente Shiko më të madhe

Nje zemer inteligjente

Alain Finkielkraut BTI0048

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Mbreti Solomon e luste të Përjetshmin t'i jepte një zemër të zgjuar. Në të dalë të një shekulli të shkretuar nga gjëmat e përbashkëta të burokracisë, domethënë të një zgjuarsie pastërtisht funksionale, dhe të ideologjisë, domethënë të një sentimentaliteti të përgjithshëm, binar, abstrakt, sovranisht shpërfillës ndaj veçantisë dhe brishtësisë së fateve individuale, kujt duhet t'ia drejtosh këtë lutje?

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789995680961

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky libër i përgjigjet letërsisë. Janë zgjedhur nëntë tituj: "Shakaja" e Milan Kunderas, "Gjithçka kalon" të Vassili Grossman, "Historia e një gjermani" i Sebastian Haffner, "Njeriu i parë" i Albert Camus, "Njolla" e Philip Roth, "Lord Jim" i Joseph Conrad, "Fletore nga nëndhesa" e Fjodor Dostojevskit, "Washington Square" e Henry James dhe "Gostia e Babetës" e Karen Blixen. Qëllimi i autorit është të vërë tërë seriozitetin që duhet, vëmendjen që kërkon zbërthimi i enigmave të botës. Alain Finkielkraut është shkrimtar, filozof dhe eseist francez, lindur në Paris më 1949. Autor i mjaft veprave mbi letërsinë, dashurinë, modernitetin, ai mbron nocionin e identitetit, idenë e përcjelljes së vlerave, idenë e trashëgimisë, traditës. Gjithashtu, është shprehur shpesh mbi antisemitizmin dhe racizmin, mbi multikulturalizmin, mbi të metat e sistemit arsimor francez apo edhe mbi luftërat në ish - Jugosllavi. Ka shkruar në veçanti "Urtësia e dashurisë", "Çrregullimi i ri dashuror", "Çifuti imagjinar", "Ardhmëria e një mohimi: refleksione mbi çështjen e genocidit", "Disfata e mendimit", si dhe ka botuar vëllimin me biseda "Çfarë mund të bëjë letërsia".

Të dhëna

ISBN9789995680961
RedaktoriMegi Llubani
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
PërkthyesiUrim Nerguti