Alfred Adler PL0090
New product
"Ç'kuptim mund te kete jeta" është libri më popullor i Adlerit, ku kombinohet një udhëtim i plotë i punës së tij mbi zhvillimin personal të njeriut me një qasje praktike të kuptimit të saj.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | PLEJAD | |
| ISBN | 9789992784611 | |
Alfred Adler (1870-1937). Mendimtar dhe psikolog i shquar austriak, themelues i shkollës së Psikologjisë Individuale (duke shkruar rreth 300 libra mbi këtë subjekt) njihet së bashku me Frojdin dhe Jungun si njëri nga etërit e psikoterapisë moderne. "Ç'kuptim mund te kete jeta" është libri më popullor i Adlerit, ku kombinohet një udhëtim i plotë i punës së tij mbi zhvillimin personal të njeriut me një qasje praktike të kuptimit të saj. Duke u përqendruar mbi ato të cilat Adleri i quan "tre detyrat e jetës – martesa, puna dhe lidhjet shoqërore – autori eksploron çështje kyçe që ndikojnë në progresin e jetës sonë dhe në pikëpamjet tona mbi atë ç'ka mund të nënkuptojë jeta. Kjo është arsyeja pse popullariteti i Adlerit vjen gjithnjë e në rritje, duke arritur deri aty sa të krijojë baza jo vetëm psikologjike, por edhe praktike, e sidomos pedagogjike për të gjitha grupmoshat.
| ISBN | 9789992784611 |
| Published year | 2003 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Xhadi Gjana |
Psikologjia individuale e Adlerit është nga veprat më të njohura në psikologjinë e sotme. Teoria e tij e famshme për personalitetin dhe studimet e tjera për personalitetin dhe studimet e tjera të kryera në psikologji, kanë sjellë ndryshime rrënjësore në mendimin e kësaj shkence
Shumica e njerëzve krenohet se zotëron në kulm aftësinë për ta njohur natyrën e njeriut dhe do të fyhej nëse dikush do të vinte në dyshim kompetencën e saj në këtë fushë, duke propozuar që njohuritë e saj të verifikohen në praktikë.
Në jetën shoqërore të njerëzve të shëndoshë dhe neurotikë, si faktor nxitës duhet të përmendim faktin themelor të 'ndjenjës së inferioritetit', si dhe kërkesën e brendshme për formulimin e qëllimit dhe për rritjen e ndjenjës së personalitetit,- thekson Adler.