Set 2 libra, libra per zemer te shendetshme

Robert Superko, Laura Trucker PE0125

New product

Përshkrim i shkurtër

Leximi i librave për shëndetin e trupit, e aq më tepër, për një zemër të shëndetshme, nuk është kurrë kohë e humbur. Prandaj, Bukinist.al e sjell këtë set me dy libra të autorëve Dr. Robert Superko dhe Laura Trucker në listën e rekomandimeve; duke iu dhënë mundësinë që jo vetëm të shëroni zemrën tuaj në çdo moment, por edhe të veproni drejt dhe shpejt në rast të një ataku kardiak

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI

1 260 Lekë

-10%

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti përmban dy libra për shëndetin e zemrës të autorëve Dr. Robert Superko dhe Laura Trucker:

1. “Si të shëroj zemrën time” (Vetem kete liber porosite te linku KETU)

Ky libër sjell udhëzime të thjeshta se si ataku kardiak është shpesh lehtësisht i parandalueshëm. Sot pacientët drejtojnë pyetje më të sofistikuara. Cilët janë faktorët që sëmurin arteriet? A kam trashëguar ndonjë gjendje shëndetësore që më bën të jem i rrezikuar? Po fëmijët e mi? Çdo njeri që konsiderohet në rrezik për shkak të një historie familjare të sëmundjes së zemrës, ose që ka kaluar një atak kardiak, do të bënte shumë mirë ta lexonte këtë libër dhe të ndiqte këshillat e Dr. Superkos.

2. “Parandalimi i atakut kardiak”.(Vetem kete liber porosite te linku KETU)

Goditjet në zemër janë fatale nëse nuk kemi informacion dhe nuk dimë të reagojmë në momentet kritike. Ky libër është një guidë shpëtuese për të zbuluar sekretet e zemrës tuaj. Njëherësh libri duhet të lexohet nga të gjithë dhe të jetë në listën e gjërave të shërbimit të shpejtë në shtëpinë apo zyrën tuaj

Thanë për librin “Parandalimi i atakut kardiak”

“Dr. Robert Superko mbase ka mëbërë më shumë se çdo individ tjetër për të shmangur sëmundjet e zemrës në shkallë kombëtare në SHBA”.

Robert Roberts, M.D., F.A.C.C., shef i kardiologjisë: Don W. Chapman, profesor i Mjekësisë, Baylor College of Medicine

“Unë kam bashkëpunuar me Dr. Superko në studimet kërkimore që më kanë bërë një besues. Çdokush duhet të dëgjojë në mënyrë të kujdesshme.” Spencer B. King III, M.D., M.A.C.C., Fuqua Chair of Interventional Cardiology

“Ky është një libër i rëndësishëm. Kompleksiteti i anormaliteteve lipide nuk mund të jetë i qartë dhe i rëndësishëm nëse rëndësia e tij nuk shpjegohet më mirë.”

John Vogel, M.D., M.A.C.C., American College of Cardiology

“Ky është një libër që duhet ta lexojnë jo vetëm mjekët por çdo person. Ai përmban jo vetëm rekomandime për trajtim mjekësor, por gjithashtu diskuton edhe për ushqyerjen, humbjen e peshës, dietën dhe fitnesin në përgjithësi si parapritje për shëndetin kardiovaskular.”

C. Richard Conti, M.D., M.A.C.C., Eminent Scholar, professor of medicine, University of Florida

Data sheet

Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArmida Tole