Joseph Murphy SET0112
New product
Joseph Murphy konsiderohet nje nga studiuesit me te mprehte te mendjes njerezore: Ne dy librat e tij ai ka analizuar boten e nenvetedijes dhe ndikimin qe ka ajo ne jeten tone te perditshme, ne marrjen e vendimeve, ne menyren sesi ndertojme raportin me te tjeret, etj. Per kete arsye, ne kemi mbledhur ne nje set dy prej librave te tij “Mrekullia e dinamikes se mendjes” dhe “Fuqia e nenvetedijes”. Ky set eshte per ata qe duan te kuptojne veten dhe ta perdorin mendjen per te bere gjera kuptimplota ne jeten e tyre.
5 Items
Shtëpia Botuese | Argeta LMG | |
Seti me dy libra permban:
“Mrekullia e dinamikes se mendjes” nga Joseph Murphy
https://bukinist.al/sq/summer-book-fair/13852-mrekullia-e-dinamikes-se-mendjes.html
Ti mund ta kesh forcën për ta bërë jetën tënde të shëndetshme, të gëzueshme, të dobishme dhe jashtëzakonisht të suksesshme, nëse do të lexosh dhe zbatosh ligjet e jetës të përcaktuara në këtë libër.Ky libër është shkruar me thjeshtësi dhe qartësi dramatike. Të tregon se si mund të arrish forcën personale që e kapërcen frikën dhe largon shqetësimin e ankthin, duke hapur rrugën drejt një jetese më të mrekullueshme, më të bukur, më të lumtur dhe më të pasur. Nga tani e tutje, ne do të udhëtojmë së bashku drejt arritjes së shpërblimit më të madh në botë: Jetesa Triumfuese.
“Fuqia e nenvetedijes” nga Joseph Murphy
https://bukinist.al/sq/motivim-dhe-zhvillim/14460-fuqia-e-nenvetedijes.html
Ky libër i jashtëzakonshëm shkruar nga doktor Joseph Murphy, një nga pionierët e mendimit pozitiv, do të hapë përpara jush fuqitë e vërteta dhe tronditëse të pavetëdijes.
Duke gërshetuar urtësinë shpirtërore të vlerësuar që në kohët më të hershme me kërkimin modern shkencor, doktor Murphey shpjegon mënyrën se si pavetëdija ndikon mbi gjithçka dhe se si, duke e kuptuar atë dhe duke mësuar ta kontrolloni forcën e saj të paimagjinueshme, të mund të përmirësoni cilësinë e jetës së përditshme.
Duke filluar që nga promovimi i shumëdëshiruar, nga rritja e rrogës që mendoni se e meritoni, tek kapërcimi i fobive dhe zakoneve të këqija si edhe forcimi i marrëdhënieve ndërpersonale, Fuqia e Pavetëdijes do të shpërfaqë para jush një botë ku ju pret lumturia, suksesi, mirëqenia dhe qetësia. Duke ndryshuar mënyrën si besoni, ky libër do t’ju ndryshojë jetën dhe botën që ju rrethon.
| Published year | 2022 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Lexoni këtë libër me kujdes, me sinqeritet dhe me dashuri! Bindeni veten se ai mund t'ju ndihmojë! Jam mëse i bindur se do t'jua ndërrojë kahjen e vërtetë të jetës suaj.
Në këtë libër psikologjik - filozofik Joseph Murphy na mëson për ligjet e mendjes, të vetëdijes, për mënyrën e veprimit të saj, për rrugët e shpirtit, zemrës, ndërdijes, për nxitjen kozmike brenda nesh e cila kërkon të shprehet.
Edhe pse ekspert i madh autori shfrytëzon terminologji të thjeshtë në definimin e realiteteve të thella në mendimin filozofik të shpirtit dhe ligjmëritë e tij.
PËRDORE TË PAVETËDIJSHMEN PËR NJË KONTROLL TË PLOTË MBI FATIN TËND
Ky libër i jashtëzakonshëm shkruar nga doktor Joseph Murphy, një nga pionierët e mendimit pozitiv, do të hapë përpara jush fuqitë e vërteta dhe tronditëse të pavetëdijes.