Letra e Sonjes View larger

Letra e Sonjes

Dhimitër Xhuvani A-004963

New product

Përshkrim i shkurtër

Në një kuptim, romani i Dhimitër Xhuvanit "Letra e Sonjës" është kronikë e dhimbjes njerëzore, mjerimit dhe e halleve të përditshme. Me aftësinë vëzhguese të mjeshtrit, ai hedh në faqet e librit tablo surrealiste ekzistenciale dhe vizaton, kryesisht në grafikë, karaktere që i sheh përditë në dyqanin e ushqimeve, në ceremonialin e varrezave, në pallatin e drejtësisë dhe në sallën e parlamentit.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789994365959

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Komente mbi librin "Në një kuptim, romani i Dhimitër Xhuvanit "Letra e Sonjës" është kronikë e dhimbjes njerëzore, mjerimit dhe e halleve të përditshme. Me aftësinë vëzhguese të mjeshtrit, ai hedh në faqet e librit tablo surrealiste ekzistenciale dhe vizaton, kryesisht në grafikë, karaktere që i sheh përditë në dyqanin e ushqimeve, në ceremonialin e varrezave, në pallatin e drejtësisë dhe në sallën e parlamentit. Është një kohë e pakohë, kur njerëzit vriten, vetëvriten, vdesin dhe shkojnë drejt arkivoleve të tyre aq lehtë dhe natyrshëm sikur të hanë mëngjesin, të lexojnë gazetën apo të shkojnë në kishë, për të ndezur qiririn e fundit të jetës së tyre." Arshin Xhezo "Forca e penës së shkrimtarit të shquar Dhimitër Xhuvani, me një realizëm tronditës që karakterizon veprën e tij në tërësi, qëndron tek zhbirilimi i shpirtit njerëzor, ku fokusojnë gëzimet dhe dertet, ëndrrat dhe zhgënjimet, zvarritjet dhe fluturimet, vdekja dhe përjetësia." Halil Qëndro "Dhimitër Xhuvani është një autor që i ka ndjekur kurdoherë dukuritë bashkëkohore në këndin e vet social psikologjik, me një prirje drejt analizave të brendshme, drejt shkaqeve dhe motiveve psikologjike që çojnë në një situatë të caktuar, që përcaktojnë gjendjen shpirtërore dhe rrugën e personazhit... Shkrimtari kërkon seriozisht në bukuritë aktuale dhe arrin rezultate artistike në vepra të shkruara me shpirt dhe me mjeshtëri." Dalan Shapllo

Data sheet

pages216
ISBN9789994365959
Published year2005
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë