Toni Morrison A-004536
New product
Një roman tejet i zjarrtë dhe provokues, “Zoti e ndihmoftë fëmijën!”, libri i parë i Toni Morrisonit, me ngjarje të vendosura në kohët tona, edhe pse ka në thelbin e tij ndërthurjen e disa jetëve të ndryshme, përcjell një dhe vetëm një mesazh: mënyra e rritjes dhe vuajtjet në fëmijëri, janë vendimtare në formimin ose deformimin e personalitetit të një të rrituri.
494 Items
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994305278 | |
Një vajzë e re, e cila e quan veten Brajd. Lëkura e saj e zezë me nuancë blu, shkakton çmeritje të njerëzit që e shohin për herë të parë. Por ngjyra e lëkurës së saj është një nga karakteristikat e bukurisë së saj të rrallë. Guximi, vetëbesimi dhe karriera e saj e suksesshme e kanë bërë të lakmueshme.
Megjithatë, që sapo lindi, ngjyra e saj e zezë e bëri nënën e saj me lëkurë në ngjyrë të celët e që nuk ka pranuar kurrë të hyjë në kategorinë e njerëzve me ngjyrë, që t’ia mohojë edhe formën më të thjeshtë të ngrohtësisë e dashurisë së natyrshme të një nëne.
Pastaj vijnë me radhë: Bukër, djali të cilin Brajda e dashuron çmendurisht, por që e humbet pas një grindjeje të egër. Reini, një vajzë e vogël e bardhë, me një fëmijëri të hidhur e të dhunshme, të cilën Brajda e njeh rastësisht.
Më së fundi vjen Zemra, nëna e Brajdës, së cilës i duhet një e tërë që të arrijë të kuptojë se mënyra se si sillesh me fëmijën tënd, jo vetëm e një rëndësie të pakrahasueshme, por edhe lë gjurmë të pashlyeshme në formimin dhe botën e tyre emocionale.
Dhe fëmijët nuk e harrojnë kurrë këtë.
Toni Morrison është autore e mbi dhjetë romaneve. Ajo është fituese e çmimit të “Shoqërisë Kombëtare të Kritikëve Letrarë” dhe çmimit “Pulitzer”, kurse në vitin 1993 u nderua me çmimin Nobel në fushën e letërsisë.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 212 |
| ISBN | 9789994305278 |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Ivana Goga |
Në qendër të veprës është miqësia mes dy grave. Sula dhe Nel- të dyja me ngjyrë, të dyja të zgjuara por të varfra, të rritura në një provincë, takohen kur janë veçse dymbëdhjetë vjeçe dhe ende ëndërronin për princin e kaltër.
Dashuri është një roman rreth jetës së disa grave dhe marrëdhënies së tyre me të ndjerin Bill Cosey.
Aftësia e Morrisonit në përdorimin e fjalëve të thjeshta për të prodhuar fraza lirike e me shkëlqim dhe për të evokuar përceptime të sakta emocionale është e jashtëzakonshme. Vepra e saj përmbush në mënyrë brilante ngarkesën në tipizmin madhështor dhe gravitetin moral, që çdokush me të drejtë do të priste nga një laureate e Çmimit Nobel në letërsi
Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, - fituese e Çmimit Nobel në Letërsi, - na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.