Lars Saabye Christensen BDI0304
New product
Gjysmëvëllai është një kryevepër brilante. Jeta e katër brezave të një familjeje të rëndomtë në Oslo, figura e Fredit, boksierit, ngjizur pas një përdhunimi të së ëmës në papafingon e shtëpisë dhe e vëllait të tij më të vogël, Barnumit, që do të bëhet më pas një skenarist i njohur i kinemasë norvegjeze, janë emocionuese dhe me një forcë ngazëllimtare.
50 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
ISBN | 978999275615X | |
Viti i botimit | 2015 | |
Është e enjte, 8 maj 1945 dhe Vera, mamaja jonë, është lart në papafingo, në Rrugën e Kishës, duke hequr nga kapëset rrobat që janë tharë e zbutur atje gjatë natës. Ajo qesh me vete, ndërsa zgjatet te litari i lirshëm i rrobave, që është i ashpër në gishtërinjtë e saj dhe mund të këputet me lehtësi, në qoftë se ajo nuk tregon kujdes. Është Vera, mamaja jonë, që qëndron kështu, e vetme në papafingo; ajo qesh dhe lëshon kapëset prej druri në xhepin e gjerë të përparëses dhe i vendos me kujdes njërën pas tjetrës rrobat në kanistrën pranë saj. Ndihet ngrohtë dhe nuk mendon për asgjë; ajo është thjesht plot e përplot me një gëzim të madh e të çuditshëm, diçka që nuk e ka provuar kurrë më parë. Sepse ndihet si tjetër tani. Për pesë vjet ka pasur luftë dhe në verë ajo do të bëhet njëzet vjeç, dhe tani, pikërisht tani, po fillon jeta e saj...
Lloji i botimit | Hardcopy |
pages | 792 |
ISBN | 978999275615X |
Viti i botimit | 2015 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libra |
Grupmosha e leximit | mbi 14 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |
Ndonjëherë te djemtë e vegjël rreh një zemër e madhe! Herman Fulkti është një djaloshi njëmbëdhjetëvjeçar pothuajse si gjithë të tjerët, me përjashtim të faktit që po i bien flokët dhe po bëhet tullac nga një sëmundje e padëgjuar. Tipar dallues i këtij libri është karakterizimi i protagonistit. Christensen-i ka sjellë një karakter zbavitës, të këndshëm,...