Grahma e fundit View larger

Grahma e fundit

Romain Gary FNK0029

New product

Përshkrim i shkurtër

Fantazia e shkrimtarëve bredh kudo; Ajo e Romain Gary është arratisur në Shqipërinë e kohës së komunizmit dhe, veç personazhit të tij, Mark Matjë që e çon në “Luginën e Shqipeve”, një tjetër personazh është edhe Enver Hoxha. Fituesi dy herë i çmimit Gonkur në Francë na vjen me një fiction tejet zbavitëse dhe të rrallë, përmes shqipërimit goditës të studiuesit Agim Vinca

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN978-9928-165-64-0

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Është koha e “Luftës së Ftohtë” vitet 70 të shekullit të XX.

Një shkencëtar gjenial francez, fizikani Mark Matjë, zbulon një karburant të ri: Shpirtin e njeriut, në çastin kur po vdes, e fut në bateri dhe e kthen në energji. Me këtë lloj energjie mund të vihen në lëvizje makinat e të gjitha llojeve, por edhe të prodhohen armë bërthamore.

Pas zbulimit të tij epokal, protagonisti i romanit, fizikanti Matjë vihet në shënjestër të Fuqive të Mëdha; Shtetet e Bashkuara, ish Bashkimi Sovjeti, Kinës, vetë Francës; të gjithë synojnë ta bëjnë për vete, ndërsa Vatikani e quan përdhosës të shpirtit njerëzor. Për t’i shpëtuarndjekjes dhe likujdimit, ikën nga Franca dhe kërkon azil politik në Shqipëri.... E gjithë pjesa e dytë e romanit zhvillohet në “Luginën e Shqipeve”.

Fjala është për një rrëfim plot ngjarje dramatike që të lë pa frymë. Për herë të parë pas Dimrit të Madh, Enver Hoxha bëhet personazh i një vepre letrare me përmasa të mëdha. Sesi e sheh një shkrimtar francez diktatorin shqiptar, do ta shihni më së miri gjatë leximit të këtij romani sa tronditës, aq edhe zbavitës, vepër e shkrimtarit të njohur Romain Gary, dy herë fitues i Çmimit “Gonkur”.

 

Data sheet

pages356
ISBN978-9928-165-64-0
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiAgim Vinca