Hide mbi kalldrëm View larger

Hide mbi kalldrem

Tom Kuka (Pseudonim) PE0085

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky është romani i parë i autorit shqiptar, që shkruan me pseudonimin Tom Kuka. Identiteti i tij i vërtetë nuk njihet. Por, nëse iu ka marrë malli për kryeqytetin e viteve ’30, personazhet e tij, jetën dhe mjedisin përreth megjithë koloritin e tij, ky libër konsiderohet tashmë i pashmangshëm

More details

3 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

RRETH LIBRIT

Janë vitet ‘30. Vitet e një Shqipërie që më në fund ka një emër, një qeveri dhe një kryeqytet. Dhe ç’kryeqytet! Tirana na shpaloset me tonalitetet e një fotografie bardhezi, në të cilën, falë një rrëfimi mjeshtëror, ndiejmë kutërbimin e kanalizimeve në qiell të hapur, të djersës së mëditësve, të qenve që rrëmojnë rrugëve, por edhe erën e sapunit të rrobave, të gatimeve në shtëpitë përdhese dhe të frutave që rëndojnë në pemët e oborreve të tyre. Pluhuri i bardhë i allçisë dhe i rrugëve na mahis sytë dhe gëlimi i zhurmshëm i vegjëlisë në pazar na vret veshin. E në këtë zallahi zërash e personazhesh, Di Hima, kryehetuesi i Tiranës, një burrë i mençur, me karakter tërheqës dhe ende i pamartuar, heton mbi vrasjen e Andon grekut, duke zbuluar një botë sekretesh e shantazhesh, nga e cila mund ta shpëtojë vetëm një dashuri e thjeshtë dhe e paqtë.

Për më shumë shiko shkrimin rreth librit te LINKU

Autori ka dhënë një intervistë për këtë libër. Shiko te LINKU

PJESË NGA LIBRI

Tek doli në oborrin e shtëpisë dykatëshe ndërtuar me tullë, suvatuar e lyer me ngjyrë limoni, iu avitën nja katër xhandarë që i zgjatën kutitë e duhanit. Nuk zgjodhi; thjesht rrëmbeu një dhe e ndezi. Si është jeta? Një orë më parë rrinte e shihte bythët bardhoshe të Sadijes dhe lëvdonte fatin që i kishte sjellë në derë atë lule, kurse tani vriste mendjen të gjente një farë Fahrie, e cila kushedi si i kishte bythët, por mbante në gisht një xhevahir. Do ia dhuronte Sadijes një gur të këtillë. Do e zhvishte më parë, do i puthte gushën, sisët, barkun, do e nuhaste meskëmbëve, do zbriste në kofshë, pulpa dhe në gishtin e vogël të këmbës petullaqe do i vendoste xhevahirin. Sadija do çohej vrik dhe do të thoshte:

– U qyqja!

Do e merrte unazën dhe do e fuste në gishtin e duhur të dorës së majtë. Më pas do e puthte, do i qeshte pa u përmbajtur, do e përpinte dhe në fund Diu, i çliruar nga epshi do i pëshpëriste në vesh:

– Ti je gruaja ime. Ti je nusja ime.

Sadija do qante dhe do qeshte.

Por, tani Andoni na la. Ku do gjente një unazë të këtillë? Tek Mehmeti i Rrugës së Saraçëve apo të shkonte ta gjente në Shkodër? Atje ka mall Italie dhe Austrie.

 

Data sheet

Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori