Salman Rushdie BD0104
New product
“Fëmijët e mesnatës” është fitues i çmimeve “Booker Prize”, “English Speaking Union Literary Award” dhe “James Tait Prize”, në vitin 1981. Gjithashtu, ka fituar dy herë çmimin “The Best of the Booker”, në 1993 dhe 2008.
7 Items
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994304080 | |
RRETH LIBRIT
Selim Sinai ka lindur fiks në orën 00 të datës 15 gusht 1947, pikërisht në çastin kur India u bë shtet i pavarur. Lindja e tij u prit me fishekzjarrë dhe brohoritje të turmave dhe u përshëndet nga vetë Kryeministri Nehru. Më pas, tek rritet, Selimi kupton pasojat ogurzeza të kësaj rastësie. Çdo veprim i tij pasqyrohet i zmadhuar në ngjarjet që diktojnë drejtimin e punëve të atdheut të tij. Nga ana tjetër, shëndeti dhe mirëqenia e tij janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me shëndetin dhe mirëqenien e atdheut. Jeta e tij është e pandashme, madje ndonjëherë edhe e padallueshme, nga historia e Indisë. Mbase, cilësia më e jashtëzakonshme e tij është aftësia telepatike që e lidh atë me një mijë “fëmijët e mesnatës”, fëmijët e tjerë të lindur në atë orë të parë dhe të pajisur me dhunti magjike.
Ky roman është njëkohësisht një sagë familjare e mahnitshme dhe një evokim mbresëlënës i një vendi të madh dhe popullit të tij: një mishërim brilant i komedisë njerëzore universale. “Fëmijët e Mesnatës” dallon si një vepër epokale dhe një realizim brilant i një prej zërave të mëdhenj letrar të kohës sonë.
“Fëmijët e mesnatës” është fitues i çmimeve “Booker Prize”, “English Speaking Union Literary Award” dhe “James Tait Prize”, në vitin 1981. Gjithashtu, ka fituar dy herë çmimin “The Best of the Booker”, në 1993 dhe 2008.
Rreth librit:
“I jashtëzakonshëm . . . një prej romaneve më të rëndësishme që ka nxjerrë bota anglishtfolëse e këtij brezi.”
–The New York Review of Books
“Harta letrare e Indisë ndodhet në prag të ndryshimit. . . . Me “Fëmijët e mesnatës” duket se një kontinent e ka gjetur zërin e vet.”
–The New York Times
“Me Salman Rushdie, India ka nxjerrë një romancier vezullues – një shkrimtar me burime mahnitëse imagjinatave dhe intelektuale, një mjeshtër të tregimtarisë së pafundhme.”
–The New Yorker
“Një epos i mrekullueshëm . . . proza e Rushdie-ut hidhet befas sa para, mbrapa, . . . duke ndaluar në pamje, panorama dhe personazhe me një prani të paharrueshme. Larmia e këtyre personazheve është po aq e pasur sa edhe vetë India.”
–Newsweek
“E mbushur me jetë, me energji dhe fantazi . . . Rushdie është shkrimtar me guxim, fuqi mbresëlënëse dhe stil brilant.”
–The Washington Post Book World
“Emocion i pastër–një shkëndijë energjie e papërmbajtur, shumë e këndshme, satirike, me stil të mençur tregimi.”
–Chicago Sun-Times
| pages | 692 |
| ISBN | 9789994304080 |
| Shtëpia botuese | Dudaj |
| Published year | 2015 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Ilir Baçi |
| Roman | Mister&Thriller |
“Rrallë mund të ketë pasur një mishërim kaq të fuqishëm dhe barok të romanit politik sa “Turpi”. Ai mund të lexohet si një përrallë, si polemikë apo si kritikë; si histori apo si letërsi... Ky është romani si mit dhe si satirë.”
“Magjistrica e Firences” është historia e një gruaje që përpiqet të marrë në dorë frerët e fatit të saj në një botë të drejtuar nga meshkujt. Në të bashkohen dy qytete që thuajse nuk janë në dijeni të ekzistencës së njëri-tjetrit. Këta janë kryeqyteti qejfdashës mongol, ku mendja e shkëlqyer e perandorit merret përditë me çështje të fesë, dëshirës dhe...
Një libër i cili e ka shpallur armik të fondamentalistëve islamikë dhe e ka privuar nga shumë gjëra autorin Salman Ruzhdie. Pse?! Personazhet, Xhibrili dhe Saladini janë zgjedhur (nga kush?) si kundërshtarë në ndeshjen e përjetshme mes së Mirës dhe së Ligës. Po kush është kush? Ndërsa dy burrat gremisen në kohë dhe në hapësirë drejt përballjes së tyre...
Ky është një libër që dëshmon për çiltërsi dhe sinqeritet të jashtëzakonshëm, një libër që të ngërthen, të ngacmon, të prek, një libër me rëndësi jetike. Sepse, ajo që i ndodhi Salman Rushdie-s ishte akti i parë i një drame që shpaloset çdo ditë në ndonjë vend të botës.
Furia është një vepër me energji shpërthyese, një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës më të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënës i Nju-Jorkut.
Ngjarjet e vendosura në një mjedis lindjes populluar nga magjistarë dhe kafshë magjike fantastike, përrallat klasike për fëmijë të Salman Rushdie kanë të njëjtën imagjinatë si Udhëtimet e Guliverit, Liza në botën e çudirave dhe Magjistari OZ.
Salman Ruzhdi kësaj radhe është fokusuar tek romanet e krimit – thrillerit, të kombinuar me pasionin. Vrasja e Maks Ofulsit, një njeri me vlera të jashtëzakonshme, ish-diplomat amerikan dhe shef i antiterrorizmit të SHBA-ve ngjall shumë mëdyshje për natyrën e krimit. Por, ccfarë ndodh në fund? Paralelisht zhvillohet edhe një histori dashurie fataliste....
“Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë net” është një arritje që të lë gojëhapur dhe një testament i fuqisë së tregimit.
In a tour-de-force that is a modern masterpiece about the quest for love and family, Booker Prize-winning, internationally bestselling author Salman Rushdie has created a dazzling Don Quixote for the modern age.
It is also a deeply moving reminder of literature’s capacity to make sense of the unthinkable. This an intimate and life-affirming meditation on life, loss, love, art – and finding the strength to stand up again.