Sarah Dunant MO0321
New product
10 Items
Shtëpia Botuese | MORAVA | |
| ISBN | 9789995662844 | |
Aleksandra Çeki nuk i kishte mbushur ende të pesëmbëdhjetat, kur i ati, një tregtar cohërash, solli në pallatin e tyre në Firence, një piktor nga Evropa Veriore, për të pikturuar kapelën e familjes.
E rritur në periudhën e Rilindjes, me një zgjuarsi të spikatur dhe prirje për pikturë, Aleksandra u deh nga talenti i tij. Por marrëdhënia e tyre, që sapo kishte filluar të lulëzonte, mori fund kur prindërit e Aleksandrës ranë dakord ta martonin me një burrë të pasur dhe shumë më të madh në moshë se ajo.
Ndërkohë Firencja kishte filluar të ndryshonte, duke iu nënshtruar gjithnjë e më shumë dhunës dhe shtypjes së ushtruar nga murgu fondamentalist Savonarola, i cili po merrte kontrollin fetar dhe politik.
Aleksandra dhe qyteti i saj i lindjes kishin ngecur peng mes shtetit të qeverisur nga Mediçi - me dashurinë për luksin, diturinë dhe artin verbues - dhe predikimit të Savonarolës për zjarrin e ferrit.
Edhe nëse nuk merrje vesh fare nga politika, ishte e pamundur të mos e kuptoje helmin, që rridhte nga foltorja e kishës Shën Maria del Fiore. Savonarola dukej sikur ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me Zotin dhe, kur të dy bashkë i hidhnin sytë mbi Firence, shihnin një qytet të korruptuar dhe mëkatar. Ai predikonte me aq pasion kur fliste për ferrin dhe e pikturonte aq të gjallë, sa të dukej sikur era e squfurit do të të përvëlonte shpirtin.
Por, me sa dukej, papa nuk ndante të njëjtin mendim me priftin. Ndërsa në Firence predikohej me të madhe dëlirësia, papa Borxhia kishte marrë me vete në Vatikan edhe dashnoren e tij, ndërsa postet e kardinalëve i ndante njëlloj, siç u shpërndante karamelet e sheqerosura fëmijëve të tij. Kur pushonte së bëri dashuri, papa ia niste luftës.
| Lloji i botimit | Paperback |
| ISBN | 9789995662844 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | Over 14 years old |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Marsida Gjonçaj |
Në Firencen e Rilindjes, Aleksandra Çeki, rebele dhe kureshtare, fryt i një lidhjeje të fshehtë të së ëmës me njeriun më të respektuar të qytetit, përjeton drama familjare, që i mposht me pasionin e saj për pikturën. Zgjedh jetën e murgeshës, përgjatë të cilës do të realizojë afreskun më të bukur të Kishës.
Gjatë një udhëtimi me avion, për të takuar shoqen e ngushtë, Ani njihet me Hansin dhe bie në dashuri. Pa kaluar shumë kohë, ajo merr vesh se ai është jo vetëm përdorues droge, por edhe shpërndarës. Pa e kuptuar edhe vetë, shumë shpejt, ajo e gjen veten të përfshirë në biznesin e të dashurit.
Kjo është një histori mahnitëse që zhvillohet në Venedikun e shekullit të 16 dhe interesat e jë xhuxhi me padronen e tij vihen në rrezik nga një vajzë sakate
Gjatë një udhëtimi me avion, për të takuar shoqen e ngushtë, Ani njihet me Hansin dhe bie në dashuri. Pa kaluar shumë kohë, ajo merr vesh se ai është jo vetëm përdorues droge, por edhe shpërndarës. Pa e kuptuar edhe vetë, shumë shpejt, ajo e gjen veten të përfshirë në biznesin e të dashurit.