Lindja e Aferdites Shiko më të madhe

Lindja e Aferdites

Sarah Dunant MO0321

Libër i ri

1109 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN9789995662844

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Aleksandra Çeki  nuk i kishte mbushur ende të pesëmbëdhjetat, kur i ati, një tregtar cohërash, solli në pallatin e tyre në Firence, një piktor nga Evropa Veriore, për të pikturuar kapelën e familjes.

E rritur në periudhën e Rilindjes, me një zgjuarsi të spikatur dhe prirje për pikturë, Aleksandra u deh nga talenti i tij. Por marrëdhënia e tyre, që sapo kishte filluar të lulëzonte, mori fund kur prindërit e Aleksandrës ranë dakord ta martonin me një burrë të pasur dhe shumë më të madh në moshë se ajo.

Ndërkohë Firencja kishte filluar të ndryshonte, duke iu nënshtruar gjithnjë e më shumë dhunës dhe shtypjes së ushtruar nga murgu fondamentalist Savonarola, i cili po merrte kontrollin fetar dhe politik.

Aleksandra dhe qyteti i saj i lindjes kishin ngecur peng mes shtetit të qeverisur nga Mediçi - me dashurinë për luksin, diturinë dhe artin verbues - dhe predikimit të Savonarolës për zjarrin e ferrit.

Edhe nëse nuk merrje vesh fare nga politika, ishte e pamundur të mos e kuptoje helmin, që rridhte nga foltorja e kishës Shën Maria del Fiore. Savonarola dukej sikur ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me Zotin dhe, kur të dy bashkë i hidhnin sytë mbi Firence, shihnin një qytet të korruptuar dhe mëkatar. Ai predikonte me aq pasion kur fliste për ferrin dhe e pikturonte aq të gjallë, sa të dukej sikur era e squfurit do të të përvëlonte shpirtin.

Por, me sa dukej, papa nuk ndante të njëjtin mendim me priftin. Ndërsa në Firence predikohej me të madhe dëlirësia, papa Borxhia kishte marrë me vete në Vatikan edhe dashnoren e tij, ndërsa postet e kardinalëve i ndante njëlloj, siç u shpërndante karamelet e sheqerosura fëmijëve të tij. Kur pushonte së bëri dashuri, papa ia niste luftës.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789995662844
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMarsida Gjonçaj