Fustani i nuses

Rachel Hauck BLV0036

New product

Përshkrim i shkurtër

Katër vajza në kohë të ndryshme, kanë rënë në dashuri me një fustan nusesh, i punuar 100 vite më parë dhe i gjithë romani është i ndërtuar mbi historitë e secilës prej tyre. Rrëfimet, dhimbjet, premtimet dhe fati i Emilisë në vitin 1912, Mary Grace në vitin 1939, Hillarit në vitin 1968 dhe Charlotës në ditët tona, e cila ka një butik me fustane nusërie, kanë çmendur me mijëra lexues në mbarë botën....

More details

100 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928216243

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Katër nuse, një fustan - Një histori besimi dhe dashurie të përjetshmee

Sharlota ka një dyqan modern me fustane nusërie në Birmingam. Talenti dhe pasioni i saj më i madh është të përgatisë nuset për ditën e tyre më të lumtur. Por me afrimin e ditës së dasmës së saj, përse vallë nuk po gjen dot fustanin e përsosur për vete dhe nuk ndihet e sigurt për t'u martuar me Timin?

Në një ankand, Sharlota blen një sënduk të vjetër ku gjen një fustan. Ai duket si i ri, perlat i shkëlqejnë dhe stili i tij nuk njeh kohë.

Nga erdhi vallë?

Kush e ka veshur më parë?

Kush e saldoi drynin dhe futi pllakëzat e identifikimit në çantëzën e mëndafshtë?

Kush e la në bodrum për një vajzë dhjetëvjeçare? Kush ishte burri misterioz me këmishë vjollcë, që këmbëngulte se fustani ishte "shitur''?

Kërkimi i Sharlotës për rrënjët e atij fustani dhe nusen e duhur për të, nisi si një dëshirë për t'u shpërqendruar nga jeta e saj dashurore. Nuk kalon shumë dhe ajo njihet me femrat që e kishin veshur atë: Emilia e kishte veshur në vitin 1912, Meri Grejsi në vitin. 1939 dhe Hillari në vitin 1968.

Secila prej tyre ka historinë e saj me dhimbje dhe premtime, si dhe diçka të veçantë për të treguar. Ai fustan përrallor njëqindvjeçar ruan të vërtetën për trashëgiminë e Sharlotës, fuqinë, kurajën, besimin dhe për dashurinë e vërtetë.

Data sheet

pages281
ISBN9789928216243
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLindita Kokoli
RomanRomancë&Pasion
I ri1