Shqiperia ne dy kohe View larger

Shqiperia ne dy kohe

Vangjush Saro A-008288

New product

Përshkrim i shkurtër

Një esse për jetën, artin dhe “humorin” e shqiptarëve para dhe pas vitit ‘90

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ADA
ISBN 978-9928-362-28-5

400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kompromisi, një mision ende i pamundur për shqiptarët

Çfarë ndodhi me ne, me jetën, me kulturën, zakonet, letërsinë, gjithçka tjetër, në këto dy kohë, para dhe pas vitit ‘90?

Pse kaq shumë zhurmë e prapë mjegull e dërdëllitje pa fund?... Është e njohur, madje shumë familjare për ne, ideja e pambështetur e nevojës për t’iu qasur së vërtetës; në cilëndo temë. Është e njohur gjithaq grishja (pa sukses) për më shumë ekuilibër, për drejtpeshim, kompromise, qetësi dhe maturi: në shprehjen e opinioneve dhe në përcaktimin e pozicionit intelektual e njerëzor në udhëkryqe a dyzime që nuk mungojnë tash sa kohë.

Duke i qëndruar përherë përballë kësaj çështjeje të rëndësishme, si dhe pikëpyetjeve që lidhen me të, kam menduar se më e pakta që mund të bëja, ishte trajtimi dhe sjellja e saj në publik me qetësi, por duke kërkuar pareshtur.

Dhe kështu, vetvetiu edhe gjithë lënda e këtij libri, anipse nuk iu shmanget fakteve dhe hollësive, madje as elementit biografik, shkon kryesisht nëpër meditime, dilema, pyetje, pohime dhe reticensa, gjithsesi duke synuar një ndihmesë modeste në këtë temë.

Është e natyrshme të dëgjosh mendime të ndryshme, të lexosh kundërthënie e debate, të përpiqesh të kuptosh çfarë fshihet dhe çfarë fitohet pas një polemike të drejtë dhe pa hile. Patjetër që fitohet shumë; fitojnë individët, fiton edhe shoqëria.

Veç, asnjëherë nuk e kam kuptuar përse sot dhe dje, dje dhe sot, përplasjet dhe mohimet, frika dhe pasionet, ekstremizmi dhe revanshi, gjejnë përherë të çara në shoqërinë tonë, të çara që mandej i djallëzojnë edhe më tepër hijet e së pakuptueshmes. Nuk e di pse është kaq e vështirë të jesh i paanë, të mbash ekuilibër dhe drejtpeshim, të kontrollosh emocionet, urrejtjen po se po.

Nga kudo që vjen, përvoja e kompromisit, asnjëherë nuk ka përbërë lajm të keq. Bie fjala, a ishte nderimi për Mit’hat Frashërin një kompromis?

Patjetër; duke pasur parasysh kontributin e tij intelektual. Por a ishin të tilla të gjitha nderimet e kësaj periudhe, ndonjëherë dekorimet masive?...

Vështirë të formulohet një përgjigje sadopak optimiste. Nuk është e nevojshme të përpiqemi të shpjegojmë kuptimin e fjalës kompromis dhe as t’i përgjërohemi termit; sepse nga sa kam parë gjer më sot, për ne shqiptarët, më duhet të them për një shumicë nga ne, kompromisi është ende një mision i pamundur. Ndoshta jo edhe për shumë kohë…

SHENIMI I AUTORIT

Prej disa vitesh përpiqesha ta përfundoja këtë esse. Ndërrimi i një epoke historike me një tjetër, për më tepër i një rendi shoqëror me një tjetër, sjell ndryshime të mëdha në jetën e njerëzve, shpesh edhe moskuptime të thella; konfliktet përfshijnë kategori të ndryshme, si dhe politikën e mediat.

Ato reflektohen dukshëm edhe në përparimin e mëtejshëm apo në zvarritjen e një vendi a të një komuniteti drejt destinacionit të ri.

Ky libër është një përpjekje për të ndihmuar sadopak në këtë kapërcim të vështirë. Në një kuptim e, tekefundit, Shqipëria është ajo që është, bota po ashtu; sido që të shkruash, nuk i ndryshon dot ngjarjet, historinë, qasjet në kulturë dhe në fusha të tjera; mbase vetëm mund t’i zbulosh ato njëfarësoj…

Lufta. Paqja. Emancipimi. Artet. Përndjekja. Izolimi. Varfëria. Të vërtetat dhe të shtuarat… Kjo nuk është një sprovë e lehtë dhe nuk bën për njerëz të pasinqertë. Duke iu referuar botimeve, disa institucioneve si ish-Kinostudio dhe mediave ku kam punuar, duke sjellë episode nga jeta private dhe ajo letrare e artistike - Tirana, Korça dhe Gramshi janë dukshëm në to - përpiqem të “vizatoj” tablo sa më realiste nga të dyja kohët.

E di që për disa mosha, breza, kjo mund të ishte një tjetër mundësi për të “broçkollitur”… ishte mirë, ishte keq, s’është ashtu, është kështu, etj. diskutime dhe sherre që, me sa duket, nuk i shmangim dot hë për hë; por do të ishte më komode ta lexonin më të rinjtë, ata që nuk e kanë jetuar atë kohë ose kanë qenë shumë të vegjël dhe (për fat të keq) ua shpëlajnë trurin me soj-soj rrëfime e kujtime, të mbushura me ndjenja të paqarta dhe përfundime të ngutura, në mos shpesh edhe me rrena.

(Që të qëndroj pak këtu, ndonjëherë vërtet habitem me disa shkrues. Vërsulen mbi këtë temë si të marrë, duke kujtuar vetëm pamjet e errëta të kohës, duke vjellë pareshtur vrer e urrejtje, duke marrë nëpër gojë gjithfarë njerëzish, me të cilët, me shumë gjasë, kanë qenë afër e mbase u janë servilosur dikur… por jo, tani marrin përsipër vetëm të gjykojnë, të dënojnë…

Është kaq e hidhur të pranosh se nuk paskan gjetur asnjëherë e askund qoftë edhe një moment ndryshe, një fije drite a shprese, por kanë jetuar gjithë kohës nën këtë stres e hipokrizi, duke urryer e duke pasur frikë.

Është e dhimbshme të mendosh se si dekada të tëra nuk kanë gëzuar as edhe grimën e lumturisë a të kënaqësisë nga jeta reale; me të vërtetë një mjerim i gatuar me një zell që të habit e të trishton. Veç nëse… kushedi, praktikojnë një shtirje të turpshme dhe vetëm kaq; sepse në shumë raste, ata që kanë qenë shtypësit dhe kanë punuar në organet e shtypjes, tani na flasin për shtypjen, në mos edhe thonë që kanë qenë të shtypur… Dhe kjo nuk ishte aspak një kalambur. Kjo thjesht është për të qeshur e për të qarë. Por ja, s’janë të lehta shpjegimet dhe nuk gjendet përherë vullneti i duhur për të dalë nga kjo kënetë që ka helmuar për dekada të tëra jetën e atij vendi.)

Ky libër nuk është as për nostalgjikët, as për ekstremistët; është një tregim i përmbajtur, që më shumë ndjehet sesa kuptohet. Aty janë gjithë miqtë e mi, të jetës dhe të artit, të kryeqytetit dhe të provincës, aty ka të njohur e të panjohur; në hartën e vendit (kopertina) dhe në përmbledhje të librit, botohet një listë gjithëpërfshirëse.

Po ashtu, ribotohen fragmente nga shënimet e mia letrare për krijues të brezave të ndryshëm, (nga Kadare, Agolli, Trebeshina, Ziko, Bllaci, etj. te Kurti, Shallvari, Braholli, Terziu dhe krijues te tjerë të këtyre dekadave).

Data sheet

pages124
ISBN 978-9928-362-28-5
RedaktoriZamira Saro (Kaloshi)
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1