Hoteli i bardhe View larger

Hoteli i bardhe

D.M.Thomas A-004354

New product

Përshkrim i shkurtër

Askush nuk mund të arrijë peizazhin e histerisë, truallin e këtij romani, pa u përballur me figurën madhështore të Sigmund Frojdit. Frojdi, në të vërtetë është një nga karakteret e romanit, si zbulues i mitit modern, të madh e të bukur të psikoanalizës.

More details

499 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928060686
Viti i botimit2013

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Frojdi në këtë vepër është një figurë krejtësisht artistike. Megjithatë, Frojdi im imagjinar vepron përgjithësisht në përputhje me faktet e njohura të jetës së tij reale. Herë pas here, kam cituar nga punimet dhe letrat e tij. Letrat në Prolog, si edhe të gjitha pasazhet që lidhen me psikoanalizën nuk kanë asnjë bazë reale, përfshirë këtu edhe Pjesën III, që ka formën letrare të një epikrize frojdiane. Lexuesit që kanë pak njohuri për epikrizat e vërteta, (të cilat, përveç gjërave të tjera, janë edhe vepra letrare mjeshtërore) le të shikojnë volumet 3, 8 dhe 9 të Pelican Freud Library (Penguin Books, 1974, 1977, 1979). Fragment nga libri Sekretarit të Komitetit të 100-vjetorit të Gëtes Këshillit të Qytetit të Frankfurtit I dashur Zoti Kuhn, Më vjen keq që po i përgjigjem me vonesë letrës tënde të dashur. Edhe gjatë kësaj kohe kam punuar, natyrisht kur jam ndier mirë dhe kumtesën e kam mbaruar. Pacientja ime e dikurshme nuk ka ndonjë kundërshtim që ju të botoni krijimet e saj së bashku me punimin që kam futur brenda. Shpresoj që të mos alarmohesh nga shprehjet e pahijshme që janë përhapur gjatë gjithë vargjeve të mjera si edhe nga ato pjesë që janë më pak fyese, por ende pornografike, në shtjellën e fantazisë së saj. Duhet të kihet parasysh që (a) autorja vuante nga një histeri e rëndë seksuale dhe (b) krijimet i përkasin fushës së shkencës ku parimi nihil humanum është pranuar dhe zbatuar universalisht dhe jo më pak nga poeti që i këshillon lexuesit të mos frikësohen e të mos largohen nga "ajo që është e panjohur apo e shpërfillur nga njerëzia, pasi gjatë natës ajo depërton përmes labirintit të zemrës". Juaji sinqerisht, Sigmund Frojd Komente mbi librin "Roman i një force përfytyruese dhe intelektuale të shkëlqyer." Selman Rushdi "Ky Libra me bëri përshtypje të jashtëzakonshme kur e kam lexuar në moshën 21 vjeçare dhe ka ndikuar fuqishëm në vendimin tim për t'u bërë shkrimtar. Gjurmë të "Hotelit të Bardhë" ende i shoh në romanin tim të parë "Tre Fermerë Rrugës për në Ballo." Richard Powers, autori i romanit "Jehona e Kujtesës" "Vepër e mahnitshme... një eksperiment elegant e mjaft i ngrohtë. Një sensualitet i çiltër, përzier me një ndjenjë të ngrohtë për çastet më tronditëse në historinë moderne, një fluiditet e shkathtësi gati si në ëndërr." John Updike, The New Yorker

Data sheet

Lloji i botimitPaper back
pages310
ISBN9789928060686
Viti i botimit2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiPirro Dollani
RomanPsikologjik