Dritëro Agolli DRI0008
New product
Aforizmat e Dritëro Agollit përbëjnë një libër me modele të stërlashtë sa gjithë historia e mendimit njerëzor, po aq sa dhe me origjinalitetin e një shekulli të ri. Nuk është aspak e vështirë t’ua gjesh vendin dhe pozicionin aforizmave të këtij libri në strukturën tërësore të veprës së Dritëro Agollit. Lexuesit menjëherë do t’i vijnë në mendje esetë dhe eskizet që ka lexuar në romanin Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo dhe ushtrimet aforistike të autorit dhe të personazheve të tij në romanin Arka e djallit.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Dritero | |
ISBN | 9789992734728 | |
Në fillim pak fjalë
Përmbledhjen me aforizma dhe shprehje aforistike mendova ta quaj me një thënie latine: “Nulla dies sine linea”, që shqipërohet: asnjë ditë pa një vijë. Këto janë fjalët e Plinit, historian dhe mendimtar romak, për piktorin e famshëm të Greqisë antike Apelles, që jetoi në shekullin e katërt para erës së re, si mik dhe si portretist i Aleksandrit të Madh.
Shprehja e Plinit e ka kuptimin: asnjë ditë pa punë. Kështu ka lindur edhe kjo përmbledhje me aforizma dhe me shprehje aforistike. Prej kohësh, krahas punëve të mia, kam hedhur në letër ndonjë mendim, që më ka ardhur fluturimthi, dhe pa e kuptuar janë mbushur fletorka të tëra. Më vonë më është dashur që këto thënie t’i ndaj në tema të veçanta, duke i rishkruar në nja dy fletore të tjera. Këtu më erdhi në ndihmë Sadija, gruaja ime, që duke ia lexuar unë, i rishkroi të seleksionuara.
Gjatë rishkrimit kam hequr shumë aforizma, pasi më dukej sikur ishin të huazuara, të thëna para meje nga të tjerët. Zakonisht kështu ndodh me aforizmat: ato padashka kalojnë shpesh nga koha në kohë dhe nga autori në autor, si fjalët e urta të popujve. Po ky kalim, në përgjithësi, është rrjedhojë e përputhjes së mendimeve
që sjell përvoja e jetës. Le të na vijnë në ndihmë shembujt. Shprehja e vjetër latine na thotë: “Qui non laborat non manducet”, (shqip: “kush nuk punon, nuk ha”). Kjo
thënie gjendet edhe tek Bud’hid’harma, themeluesi i sistemit të xen-budizmit: “një ditë pa punë, një ditë pa ngrënë”. Po si shkoi kjo aforizmë nga Roma në Kinë apo në Indi, kur ende mungonin mjetet e komunikimit, madje edhe Japonia nuk ekzistonte? Pothuajse e njëjta shprehje gjendet edhe në Bibël: “I papuni nuk ha”! E ç’mund t’i thuash këtij fluturimi të aforizmës?
Po sjell edhe një shëmbull nga fundi i shekullit të 19-të. A. Çehovi në formën e një aforizme ka thënë: “Shkurtësia është motra e talentit”. Është fjala për konçizitetin në një vepër letrare. Më shumë se një shekull e gjysmë para Çehovit, një mendim të tillë ka shprehur B. Franklini, fizikant, publicist dhe burrë shteti amerikan: "Shkurtësia është shpirti i mënçurisë”. Askush nuk beson se Çehovi e ka kopjuar këtë thënie nga Franklini! Duke përgatitur këtë përmbledhje me fjalë të urta
pikërisht më ka shqetësuar përsëritja e thënieve të të tjerëve, megjithëse kam qënë i vetëdijshëm se kësaj nuk do t’i shpëtoja. Veçanërisht i trembesha përsëritjes së fjalëve të urta popullore, që janë nëna e aforizmave të shkruara.
Vetëm nga njëra prej tyre mund të krijohen dhjetra variante aforizmash. Fransua de La Roshfuko, filozof francez i shekullit të 17-të, autor i shumë maksimave, në njërën prej tyre shkruan: “Në botë ka shumë bizele, që i lejojnë vetes të tallen me bathët”. Vetëm në folklorin tonë mund të gjenden disa fjalë të urta të ngjashme me këtë maksimë të Fransua de La Roshfukosë, si “u tall dhia me delen, se ia pa një herë bishtin përpjetë”, “qesh i dhjeri të përmjerin”, “qesh kukudhi lugatin”, e plot të tjera. Po edhe shprehja latine “kush nuk punon nuk ha” gjendet në folklorin tonë në variantin: “po s’luajte këmbët, s’ngjyen dot dhëmbët”. E tillë është aforizma.
Dihet që fjala aforizëm vjen nga greqishtja e vjetër “aphorismos” dhe e ka kuptimin: thënie e shkurtër përgjithësuese. Kjo formë letrare-filozofike njeh me dhjetra përkufizime nga shkrimtarë, filozofë, publicistë e të tjerë.
Kështu, Tolstoi e ka quajtur aforizmën: “mënçuri e vërtetë pa shumë fjalë”. Ndërsa A. Kroni, shkrimtar e dramaturg, thotë: “Aforizma është shprehja e kursyer më e zgjedhur e një mendimi. Në aforizmë mendimi abstragohet nga njeriu që e tregon dhe fiton një jetë të pavarur”.
Me një fjalë, aforizma shpesh largohet nga autori deri në humbje të tij, duke qëndruar më vete si një pronë e të gjithëve. Prandaj aforizmën e Naim Frashërit “kalliri që është plot e mban kokën ulur” e citojmë, duke nënvizuar: siç thotë një fjalë e urtë...
Kur flasim për aforizëm, ne theksojmë se është një thënie e shkurtër dhe e mënçme. Vallë mjafton kjo? shkurtër është edhe Teorema e Pitagorës: hipotenuza në katror është e barabartë me shumën e kateteve në katror.
Edhe mënçurinë e ka, por megjithatë nuk është aforizmë, por një përfundim shkencor.
Një autor i huaj, që nuk më kujtohet emri, thotë afërsisht se aforizma është një ushqim shpirtëror me dy fjalë në koncentrat. Ky përkufizim diçka i lirë na ndihmon
për të dalluar teoremën nga aforizma. Teorema është ushqim mendor, aforizma është ushqim shpirtëror. Si e tillë ajo kërkon hapësirë të gjerë të lirisë së mendimit. Në një shoqëri ku mendimi është i ngurtë brenda kornizave, aforizma me larminë e saj, e ka të vështirë zhvillimin.
Atëherë ajo zëvendësohet me citatet parafabrikate të udhëheqësve. Sapo përmenda larminë e aforizmave. Do të shtoja se një pjesë e tyre përshkohet nga një mendim filozofik i hollë dhe serioz, një pjesë tjetër nga një ironi, sarkazëm dhe humor. Po ka edhe një kategori me paradokse në të cilën shquhen Oskar Ualldi dhe Bernard Shou, po edhe Mark Tueni.
Në këto pak shënime u përpoqa të tregoj se çfarë përmban kjo fletorja ime me aforizma dhe me shprehje aforistike si dhe të them ndonjë mendim për aforizmën në përgjithësi.
Dritëro Agolli
21 Dhjetor 2006
Lloji i botimit | Paperback |
pages | 256 |
ISBN | 9789992734728 |
Redaktori | Sadije Agolli, Shaban Sinani |
Published year | 2017 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përmasat | 14 x 21 |
I ri | 1 |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
"Albania madre" e un poema del tipo epico-lirico, il piu difffuso e congeniale nella litteratura communista albanese
Poezi tashmë në kulminacionin e artit “dritëroian”, poezi mbi jetën e vdekjen, gëzimin e trishtimin, ndjenjën dhe erosin, natyrën dhe qytetërimin, rininë e pleqërinë. Filozofia e mbrujtur aq mrekullisht dhe aq natyrshëm me mençurinë e thukët të popullit, me artin e madh të Dritëroit shprehur në vargje të mahnitshme. Ironia dhe sarkazma, nënsqeshja dhe...
Ky libër është shkruar në vitin 1979 dhe i rivjen lexuesit në duar pa ndryshime thelbësore pas 37 vitesh. Në këtë roman pasqyrohen ato shqetësime të njerëzve dhe ato mendime që kishte nxjerrë koha si rrjedhim i ngecjes dhe ngrirjes së shoqërisë, i krizës shpirtërore dhe ideore të saj. Duke pasur këtë sfond të krizës së përgjithshme të shoqërisë,...
Ky roman është botim i cilësisë së lartë, delux, me kopertinë të trashë, - i bazuar në variantin që autori ka rishikuar në vitin 1999 dhe është hedhur në qarkullim me rastin e 85 vjetorit të tij. “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” mbetet ndër veprat më të arrira të Agollit, me plot mjeshtri dhe ironi therëse ndaj burokracisë rrënuese që ndërtoi sistemi...
Ndonëse vetë shkrimtari është shprehur se me "Arkën e Djallit" do të ndryshojë përfytyrimin e letërsisë shqipe, për një shumicë lexuesish kontributi më i rëndësishëm letrar i tij në prozë është "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" (1973).
Për ta nisur ditën me një nga poezitë e mjeshtrit të fjalës, shkrimtarit Dritëro Agolli - Një antologji e përzgjedhur me krijimtarinë më të mirë të këtij poeti të njohur të letrave shqipe
Kjo është një përmbledhje e zgjedhur me poezi, me rastin e 75-vjetorit të gruas së poetit Dritëro Agolli, Sadijes.
Botimi më i ri i Shtëpisë Botuese Dritëro, në duart e lexuesit: “Dashuri në moshën e Krishtit”, i cili sjell një anëtë panjohur të shkrimtarit: Një libër që drithëron me drithërimat e një dashurie të jashtëzakonshme: Vajza shkodrane, e bukur, tekanjoze, plot ëndrra, ngjiz një dashuri të lakmueshme për shumëkënd me shkrimtarin e madh, me pasion të çmendur,...
Epiqendra e veprimit të romanit "Arka e Djallit" është fshati provincial i Qershizës. Lexuesi do të shpejtonte të pyeste: E ç'mund të presësh nga përshkrimi i jetës së një fshati të humbur? Vetëm ca histori të parëndësishme, trashanike e banale? Se, ç'mund të ndodhë aty më shumë se kaq? Por s'është kështu
Një roman historik që sjell historinë e Shqipërisë menjëherë pas tërheqjes së ushtrisë fashiste të Musolinit dhe ardhjes së nazistëve. Shqiptarët strehuan italianët që mbeten në udhëkryq, duke i mbrojtur nga ndëshkimi i ushtrisë gjermane
Në këtë botim janë përfshirë vëllimet poetike: "Fija e barit në mur", "Intermezzo", "Fshehtësitë e qiririt" dhe "Sonata e Hënës".
Dritëro Agolli është ndër autorët më të shquar të letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit të XX. Ne kemi përzgjedhur në këtë set dy prej kryeveprave të tij; “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, shkruar në vitet ’70 dhe “Arka e djallit”, botuar pas viteve ’90. Me këto dy romane është mënyra më e mirë për të njohur magjinë e rrëfimit agollian.
“Këngët e buzëqeshjes” është ndoshta i vetmi botim që përmban aq shumë koncentrat buzëqeshje, në të gjitha format e saj: nënqeshje, buzagazje, qeshje të hareshme, qeshje hidhshëm. Ky ribotim, i pasuruar me dorëshkrime e poezi të pabotuara më parë, vjen në këtë vjeshtë të trazuar me mjaft freski, origjinalitet në përmbajtje e formë.