Veprimtaria e kolonel Xhemal Lacit( 1912-1994) permes dokumenteve dhe kujtimeve

Leonora Laçi LEL0002

New product

Përshkrim i shkurtër

Libri është një studim serioz që jep për herë të parë në menyrë të detajuar dhe në kuadrin shkencor përkatës jo vetëm veprimatrinë e Kolonel Xhemal Laçit por dhe shumë aspekte nga historia.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2M Printing
ISBN9789928209382

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Përgjatë disa viteve janë bërë kërkime sistematike që kjo monografi të dilte sa më e plotë. Pjesët përbërëse të saj janë trajtuar gjithsecila sipas burimeve arkivore, literaturës si edhe kujtimeve të bashkohësve. Monografia fillon me historikun e Laçajve dhe mbyllet me "In memoriam" kushtuar vetë të ndjerit kol.Xhemal Laçit. Monografia përfshin një hark të gjërë kohor duke u përqëndruar më tepër në harkun kohor të viteve 1939-1994, pasi dhe veprimtaria e vetë Xhemalit bie në sy përgjatë këtyre viteve, madje në momente kyçe të historisë tonë kombëtare, sikurse janë vitet e Luftës së Dytë Botërore ku në brendësi të saj, janë trajtuar lufta italo-greke, lufta e Reçit, Besëlidhja e Kabashit, e duke vazhduar pastaj me veprimtarinë e Xhemal Laçit në emigracion me përfshirjen e tij në Komitetin Kombëtar" Shqipëria e Lirë" e konkretisht në Kompaninë 4000, ku, me mbështetjen amerikane, përgatiteshin parashutistët shqiptarë që do të hidheshin në Shqipëri, duke u kushtuar pastaj vëmendje të veçantë burimeve parësore, literaturës, periodikëve etj, ku këta të fundit më kanë ardhur në ndihmë, sepse vetë veprimtaria e Xhemal Laçi ka qënë më tëpër jashtë vendit. Për 50-vite figurën e tij diktatura komuniste e kishte përcaktuar si "tradhtar i kombit" . Xhemal Laçi bënte pjesë në radhën e atyre që u larguan nga Shqipëria në nëntorin e 1944-ës, pasi nuk e pranuan nënshtrimin ndaj regjimit komunist. Kol. Xhemal Laçi ja kushtoi jetën e tij çështjes kombëtare për një Shqipëri të lirë e demokratike. Ky atdhetar i lënë në harresë meriton vemëndje më të madhe nga studiues e historianë.

Data sheet

pages172
ISBN9789928209382
Shtëpia botuese2M Printing
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri