Todo modo & Konteksti View larger

Todo modo & Konteksti

Leonardo Sciascia BDI0189

New product

Përshkrim i shkurtër

Romani Todo Modo (Me çdo mënyrë) është përshëndetur që në fillim si një nga kryeveprat e autorit dhe të letërsisë italiane, dhe është përkthyer në dhjetëra gjuhë. Romani Konteksti u botua më 1971 (por qe shkruar shumë më parë sesa të ndodhte vrasja e Skaliones, prokuror i Republikës).

More details

504 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992747986

750 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në një vend të vetmuar, dikur ermitazh dhe më pas hotel, i drejtuar nga don Gaetanoja, prift erudit, mblidhen njerëz, që i përkasin parisë së vendit: prelatë të kishës, politikanë, industrialistë dhe financierë, të përfshirë në rrjetën e neveritshme të intrigave dhe të bashkëfajësisë. Por makineria e marrëveshjeve të fshehta ngec: dy vrasje të pashpjegueshme futin në mes rrëmujën dhe... policia ndodhet në zemër të ermitazhit... Prokurori Varga është gjetur i vrarë. Pas tij, gjatë një shëtitje vetmitare, gjen vdekjen gjykatësi Sanca. A janë këto vrasje të rastësishme apo pjesë të një përbetimi? Inspektori Rogas mendon se po, por sapo i fut hetimet në një rrugë të mbarë, ai transferohet... Në një galeri artesh, një mëngjes të zymtë, edhe ai e përfundon ciklin e jetës, bashkë me një politikan të së majtës. Me një qartësi të jashtëzakonshme, në një sfond të errët, vizatohet në këtë histori fizionomia e një pushteti, që "përherë e më shumë dhe pak nga pak, merr formën e errët të një zinxhiri marrëveshjesh të fshehta, që përafërsisht mund ta quajmë mafioz", siç shprehet vetë autori.

Data sheet

pages222
ISBN9992747986
RedaktoriMariana Ymeri
Published year2005
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNasi Lera
RomanMister&Thriller