Leonardo Sciascia BDI0189
Libër i ri
Romani Todo Modo (Me çdo mënyrë) është përshëndetur që në fillim si një nga kryeveprat e autorit dhe të letërsisë italiane, dhe është përkthyer në dhjetëra gjuhë. Romani Konteksti u botua më 1971 (por qe shkruar shumë më parë sesa të ndodhte vrasja e Skaliones, prokuror i Republikës).
502 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9992747986 | |
Në një vend të vetmuar, dikur ermitazh dhe më pas hotel, i drejtuar nga don Gaetanoja, prift erudit, mblidhen njerëz, që i përkasin parisë së vendit: prelatë të kishës, politikanë, industrialistë dhe financierë, të përfshirë në rrjetën e neveritshme të intrigave dhe të bashkëfajësisë. Por makineria e marrëveshjeve të fshehta ngec: dy vrasje të pashpjegueshme futin në mes rrëmujën dhe... policia ndodhet në zemër të ermitazhit... Prokurori Varga është gjetur i vrarë. Pas tij, gjatë një shëtitje vetmitare, gjen vdekjen gjykatësi Sanca. A janë këto vrasje të rastësishme apo pjesë të një përbetimi? Inspektori Rogas mendon se po, por sapo i fut hetimet në një rrugë të mbarë, ai transferohet... Në një galeri artesh, një mëngjes të zymtë, edhe ai e përfundon ciklin e jetës, bashkë me një politikan të së majtës. Me një qartësi të jashtëzakonshme, në një sfond të errët, vizatohet në këtë histori fizionomia e një pushteti, që "përherë e më shumë dhe pak nga pak, merr formën e errët të një zinxhiri marrëveshjesh të fshehta, që përafërsisht mund ta quajmë mafioz", siç shprehet vetë autori.
| Faqe | 222 |
| ISBN | 9992747986 |
| Redaktori | Mariana Ymeri |
| Viti i Botimit | 2005 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Nasi Lera |
| Roman | Mister&Thriller |
I botuar në vitin 1966 dhe i përkthyer tashmë në të gjithë botën, ky roman i Sicilisë së errët dhe mizore konsiderohet si një nga veprat më të mëdha të Sciascias.
I pari dhe më i rëndësishmi ndër romanet që rrëfejnë për mafian, Dita e kukuvajkës është romani më i bujshëm i shkrimtarit të shquar italian Leonardo Sciascia, si dhe radiografia e parë intelektuale e një dukurie të tillë në shoqërinë italiane
Katër tregimet e librit Xhaxhallarët e Sicilisë (1958), një lloj trilleri politik, janë frytet e para të pjekurisë së Sciascia-s, si shkrimtar. Në këto histori, iluzionet rreth ideologjisë dhe historisë shkrihen në gëzim e në vuajtje, kurse pafajësia e shumëkujt o zhbëhet, o braktiset. Çdo tregim ka momentin e vet historik: zbarkimi i aleatëve në Sicili,...