Shigjeta e zeze View larger

Online only

Shigjeta e zeze

Robert Luis Stevenson BUE208

New product

Përshkrim i shkurtër

Libri i një shkrimtari si Stevenson duhet të jetë në duart e çdo fëmije rreth të 14-ve. Ai e dashuronte aventurën, ishte i vëmendshëm ndaj psikologjisë njerëzore, vullnetit mbresëlënës, këmbëngulës siç qe dhe vetë për tu shëruar nga sëmundja e rëndë në mushkri që në fëmijëri. Shkrimtari zhytej në natyrën njerëzore, për të nxjerrë prej saj virtytin e vërtetë, qoftë ky i fshehur edhe në skutat më mjerane, më të dyshimta e të pavetëdijshme. Të gjitha këto ai i bën pjesë të narrativës së vet. Libri do të ishte një pasuri e paçmueshme për një bibliotekë, qoftë personale dhe aq më shumë të një shkolle

More details

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Ashtu siç të gjithë e kanë pranuar, Stevensoni i ktheu romanit shijen e rrëfimit sqimatar e romantik, të aventurës pa u zhytur në lektisje e fantazi të tepruara, por e parë nga pikëpamja humane dhe përjetuar në mënyrë humane. Libri përveçse vjen me një botim shumë fin dhe kopertinë shumë ngacmuese, sjell dhe një parathënie të plotë për jetën dhe veprimtarinë e shkrimtarit, gjë që do ta ndihmonte shumë lexuesin si nga ana informative por edhe për të kuptuar më mirë veprën, mesazhin që ajo përcjell. Stevenson ka udhëtuar shumë dhe kjo e ka bërë jo vetëm të njohë e të shohë shumë vende, por edhe veçori të një kombi apo populli. Dhe imagjinata e tij ka marrë krah për të gërshetuar gjithçka: njohuritë, shpirtin dhe mendjen. Tejet i vëmendshëm ndaj stilit të hollë, me një ideal përsosmërie që disave u dukej i tepruar; e megjithatë ai stil tingëllon gjithnjë vetvetiu i goditur dhe i rrjedhshëm, i kultivuar në masën e duhur me shijen klasike, me atë sqimën e përmbajtur, me esencialitetin aq shprehës të ngjyrës, falë zhdërvjelltësisë që e karakterizon në krijimtari, ai u përkthye në shumë gjuhë të botës. Këto veçori ska se si të mungojnë as te romani Shigjeta e zezë, madje ka ende: rrjedhshmëria e këndshme e subjektit, tipizimi koherent i personazheve, notat e holla të humorit që cek aty-këtu rrethana dhe persona, duke i dhënë një gjallëri më njerëzore ngjarjes, oazet koloristike që autori i përshkruan me aq mjeshtëri: gjelbërimi i dëlirë i lëndinave plot dele të buta, hovet krenare e kryeneçe të drerëve në pyjet e paqtë, që çirret nga era dhe vërshëllima e shigjetave, grija e shtrëngatës së detit verior, e bardha dhe e zeza e shkrirë në skenat e portit, natën, me dëborën dhe kalërimet mbi qilimin e akullt, mes degëve skeletike të pyllit nën dritën e hënës... gjithçka në një fjalë të vetme: Shigjeta e zezë. Libri do të lexohet me një frymë nga kushdo që e ka marrë në dorë dhe do të ngelet po aq i kënaqur sa me Ishulli i thesarit, libri tjetër i tij shumë i njohur. Ngjarjet që përshkruan Stevensoni në romanin e tij Shigjeta e zezë zhvillohen në kohën e luftës së Dy Trëndafilave, mes familjes së Jorkut dhe asaj të Lankasterit, dy familje besnike ndaj derës mbretërore që luftuan për tridhjetë vjet për pushtetin dhe kurorën. Gjatë mbretërimit të Henrikut IV, në kohën kur u zhvillohen ngjarjet e Shigjetës së zezë, thuajse të gjithë baronët me zemrën pak a shumë të zezë dhe shpura e tyre e armëtarëve dhe juristëve, ngjasonin shumë me Sër Daniel Breklin. E nisa me këtë informacion për të vënë në dukje se romani nuk është aspak një fluturim në fantazi, as në anijet e piratëve që lundrojnë me detin plot dallgë, por një subjekt që mbështet në realitet, aty ku Stevenson kërkon të gjente forcën e vullnetit njerëzor, virtytet më të mira. Libri ka vlera të padiskutueshme letrare sepse me një narrativë plot ngjyra dhe rrjedhshmëri të afron më shumë me personazhin dhe situatat, ku herë-herë gjejmë edhe tone të lehta humori. Përkthimi në shqip është një meritë tjetër e përkthyesit të mirënjohur Agim Doksani, i cili ka ruajtur më së miri origjinalitetin e veprës.

Data sheet

pages252
Published year2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani