Putzi - pianisti i Hitlerit View larger

Putzi - pianisti i Hitlerit

Thomas Snégaroff A-008181

New product

Përshkrim i shkurtër

Roman i një shekulli shkëlqimi dhe mynxyre, ku ndeshim Gëbelsin, Gëringun dhe motrat Mitford, por dhe Tomas Manin, Karl Jungun e Romi Shnajderin. Me librin "Putzi", Thomas Snégaroff, autor i njohur, por edhe gazetar e historian, na paraqitet me romanin e tij historik.

More details

9 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366160

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Tregtar arti në Nju Jorkun bohemian të viteve 1910, muzikant kur mundej, Ernst Hanfeshtengel u bë dhjetë vjet më vonë njeri i afërt dhe pianist i Hitlerit.

Ky burrë ekstravagant që ngjalli xhelozinë e nazistëve, ishte magjepsur nga shefi i tyre të cilit i fali para, familje dhe meloditë e Vagnerit ditë e natë. Ai ëndërronte lavdi dhe një aleancë midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atdheut dhe mëmëdheut të tij.

I emëruar si përgjegjës për shtypin e huaj të Rajhut në vitin 1933, ai besoi tek ylli i tij. Po, humbi gjithçka. Mërgimi i pabesueshëm e çoi atë gjatë Luftës së Dytë Botërore deri te Ruzvelti, i cili e bëri informatorin e tij kryesor për Fyhrerin. Për disa, ai ishte një tradhtar ose një bufon i parëndësishëm, për të tjerë një nga mjeshtrit e së keqes. Historia e tij tragjike, groteske, plot mistere, është ajo e heroit të një romani.

 

Data sheet

pages272
ISBN9789928366160
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLindita Gjetani
RomanSagë&Histori
I ri1