Shannon Woodcock A-002251
New product
Gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, të gjithë ishin të barabartë në frikën ndaj persekutimit politik. “Jeta është luftë” mbështetet mbi disa qindra orë intervista me gra e burra nga bashkësi etnike të ndryshme në Shqipëri. Në libër tregohen historitë e gjashtë individëve të cilët, si pothuajse gjithë të tjerët, luftuan për t’iu mbijetuar trysnive të diktaturës.
10 Items
Shtëpia Botuese | Pika pa Sipërfaqe | |
Nëpërmjet rrëfimeve të tyre intime, mësojmë se si shteti kontrollonte çdo aspekt të jetës, si dhe cilat ishin mënyrat me të cilat njerëzit shprehnin gëzimin apo mospëlqimin e tyre.
“Jeta është luftë” dokumenton atë çfarë njerëzit krijuan dhe atë çfarë u shkatërrua midis viteve 1944 dhe 1991, dhe përsiatet rreth mënyrës se si, në të tashmen e dhunshme kapitaliste, ne krijojmë kuptim nga kujtimet tona. Është koha t’i dëgjojmë këta zëra, t’iu përgjigjemi thirrjes së tyre për drejtësi dhe dinjitet.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 245 |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Davjola Ndoja, Luljeta Ikonomi |