Një jetë në diplomaci View larger

Nje jete ne diplomaci

Maxhun Peka BO0270

New product

Përshkrim i shkurtër

Një libër i mirë s’ka nevojë për komente. Ai është si kroi në mal: mjafton të bësh me shenjë ku ndodhet, i eturi shkon te gurra vetë.

More details

21 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928226181

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një libër i mirë s’ka nevojë për komente. Ai është si kroi në mal: mjafton të bësh me shenjë ku ndodhet, i eturi shkon te gurra vetë.

“Një jetë në diplomaci”, - vetëm një jetë? Diplomati bën jetë paralele. Punët e dukshme, përditshmëria, si për çdo zyrtar, janë njëra. Por diplomati duhet të lexojë gjëra që syri i të tjerëve nuk i sheh. Jo rrallë profesioni e do që tjetër të kesh në mendje e tjetër të thuash, tjetër të dëgjosh me veshë e tjetër të dëgjosh me mendje. E do të buzëqeshësh kur të dhemb shpirti ose e kundërta. Në këtë kuptim, ambasadori Peka mund të flasë për dy jetë.

Vazhdimësia në detyrë në dy epoka aq larg njëra-tjetrës, nga diktatura në demokraci, është një përvojë e pazakontë. Po aq sa dhe misionet diplomatike “flakë e borë”: nga Vietnami në zjarr, ku skenat e luftës dridhnin planetin, në Parisin vezullues, ëndërr për çdo diplomat; nga bota arabe me veçoritë e kulturës dhe ekzotikën, në një metropol aziatik si Pekini, që tronditi botën me ritmet marramendëse të zhvillimit.

Një kaleidoskop diplomatik i papërsëritshëm, me të cilin autori josh, intrigon, jo nën trysninë e emocioneve. Me të vërteta arritjesh dhe mos- arritjesh.

Mund të thuhet se Maxhun Peka ka pasur fat? Me gjasë, fati në këtë botë vështirë përjashtohet si faktor. Por fati ka diçka të përbashkët me talentin. Të dyve duhet t’u shërbesh fort me punë. Thonë fati duhet mbërthyer për flokësh. Si mund të mbërthehet “për flokësh” në diplomaci?

Ka një formulë të thjeshtë sa dhe të ndërlikuar, u thotë Peka pasar- dhësve me këto kujtime. Profesionalizmi mbi politikat e brendshme të ditës, mbi ideologjitë. Dashuria për vendin tënd, përkushtimi për të, jo për partitë e individët.

Lëndë jetësore tepër e vëllimshme, si me e përmbledhë në një libër të vetëm? Në jetën profesionale të Pekës ka edhe plot ngjarje e imtësi, që bërtasin e shtyjnë me bërryla. Hapuni, edhe ne duam hapësirë në libër, kemi sharm, kemi domethënie. Duke hyrë në lëkurën e autorit, e ndiejmë që s’e ka pasur lehtë, çka me përzgjedhë më përpara?

Zgjidhja më e mirë për këto “hatërmbetje”, një libër i dytë.

Nuk dimë ç’ka në mendje ambasadori Peka, mendjet e diplomatëve janë të palexueshme.

Mehmet ELEZI

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages376
ISBN9789928226181
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1