12 Porosite e Arben Xaferit View larger

12 Porosite e Arben Xaferit

Rudina Xhunga BD0338

New product

Përshkrim i shkurtër Unë ju kërkoj falje që ndoshta u duk edhe ky ligjërim pedagogjik, por në këtë rast nuk di si të flas për shkak se është polarizuar Shqipëria në mënyrë të skajshme dhe me këtë gjuhë duhet ti qasemi problemit pak nga pak, ti qetësojmë gjakrat dhe të shikojmë ku është perspektiva. Perspektiva është aty para syve tanë, por ne nuk e shohim. Arbën Xhaferi

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994302932

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kam pasur fatin të intervistoj Arbën Xhaferin, për 12 vjet. Në dy emisione Dritare në TVSH dhe Shqip në Top Channel. Në më të shumtën e viteve isha intervistuesja e tij ekskluzive, në daljet e tij televizive, të cilat u bënë ngaherë e më të rralla, por përherë e më të çmuara. Pata privilegjin ta intervistoja dhe ndiej përgjegjësinë të ndaj me lexuesin këtë libër, ku përfshihen opinionet, mendimet, idetë, vizionet, ëndrrat e Arbën Xhaferit, shpërndarë nëpër 12 intervista të rralla. Ndoshta jo gjithkush ka mundur ta shijojë plotësisht Arbën Xhaferin, ndërsa fliste në Top Channel, për shkak të sëmundjes që e pengonte të shprehej në formë ashtu si në përmbajtje. Por, kushdo e lexon këtë libër, skam dyshim se do tia propozojë një tjetri dhe tjetri një tjetri, ngase është platforma e tij më e plotë mbarëshqiptare, vështrimi më I qartë I dritës në fund të tunelit të Shqipërisë Etnike. Ai flet sikurse njeriu që e vendos flamurin e kuq, që alarmon një rrezik dhe është I ndërgjegjshëm se snajperët janë në të gjitha anët. Snajperët që të vrasin qoftë edhe duke të lënë mënjanë, duke të larguar, duke të harruar. Por ai nuk priti që dikush ta mbulonte dhe mbronte, sepse tashmë flamuri i kuq ishte vendosur. Këto intervista janë flamuri I tij, janë modeli, besimi dhe ëndrra e një njeriu që jo vetëm e njihte mirë, por edhe dinte ta donte bukur Shqipërinë. E donte me optimizmin e atij që të thotë se perspektiva është këtu afër nesh, ne thjesht se shohim; e donte me ngutjen e atij që të shtyn se nuk mund të presësh edhe 100 vjet të tjerë me vaj e faj, për tu bashkuar; e donte me urtësinë e atij që tregon Rrugën. Arbën Xhaferi nuk është më. Ai do ti mungojë këtij 100 vjetori të Shpalljes së Pavarësisë. Por, më shumë se me ambicien e shenjës në 100 vjetor, unë po e botoj këtë libër, për ti thënë FALEMINDERIT, në këtë vit të shënuar, një njeriu të çmuar, të cilit I detyroj mësime të vyera. Më mirë të mos shtoj, përveçse tju ftoj nëpër 12 porositë e Arben Xhaferit. Marrë nga libri 12 Porositë e Arben Xhaferit

Data sheet

pages196
ISBN9789994302932
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë