New Reduced price! Rishkruaj faqet e jetes sate View larger

Rishkruaj faqet e jetes sate

Anna De Simone, Ana Maria Sepe BAT0658

New product

Përshkrim i shkurtër

Të gjitha mjetet që të zbulosh, kuptosh dhe të duash veten

More details

110 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928341884

850 Lekë

-15%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ndalu një çast për të vëzhguar jetën tënde psikike: ajo është e ndërlikuar, e trazuar, shpesh e mbingarkuar. Është e papërsëritshme, e farkëtuar nga historia jote vetjake.

Hera-herës ndihesh i mbingarkuar. Por, a ke menduar ndonjëherë të mësosh ta interpretosh dhe të kuptosh dinamikat e saj? Nuk është elehtë, por ky vetëdijesim është hapi i parë për të kuptuar emocionet e tua dhe për të zbuluar vlerën tënde.

Ky libër - i pari nga dy themelueset e Psicoadvisor, revistës online më të ndjekur në Itali për çështjet e psikologjisë dhe rritjes personale - ofron një rrugë introspektive bazuar në teoritë psikologjike më autoritare, përmes së cilës autorët do të të udhëheqin hap pas hapi për të zbuluar aspekte të personalitetit tënd, të cilat më parë nuk i ke njohur.

Brenda teje, varrosur nën një mbulesë emocionesh dërrmuese si ankthi, zemërimi, ndjenja e fajit dhe pasiguria, ka një vlerë të paçmuar. Për ta rifi tuar atë vlerë, do të të duhet të analizosh të tashmen tënde duke vëzhguar me një sy të kujdesshëm në të kaluarën, duke rindërtuar nevojat e paplotësuara dhe pritshmëritë e zhgënjyera në udhëtimin tënd vetjak, nga fëmijëria e deri më sot. Sepse gjithçka, nga sjelljet e tua deri te ndjesitë e pakëndshme, vjen nga përvoja të largëta që ende të kushtëzojnë.

Porse, nëse ndërgjegjësohesh për këtë, mund të çlirohesh nga sjelljet automatike, besimet jofunksionale dhe të mësosh të reagosh duke shfrytëzuar mundësitë që fshihen edhe në çaste vështirësie.

Kështu mendja jote do të bëhet një vend mikpritës për të ekzistuar, qoftë edhe i vetëm, dhe në këtë gjendje, do të mund të krijosh marrëdhënie përmbushëse dhe të ndjekësh dëshirat e tua të vërteta. Pra, duhet vetëm të kujdesesh për veten, ta pyesësh dhe ta njohësh thellë, për të ndërtuar jetën që meriton.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages254
ISBN9789928341884
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEljon Doçe
I ri1