Ky set përmban tre prej librave më të shitur të vitit 2017 në vendin tonë: Posta e Bukowskit, Spiunia e Paulo Coelhos dhe Jasemina e Jean Sasson. Janë tre romane që ta marrin kohën pa e kuptuar. Prandaj ne i rekomandojmë për dhuratë për miqtë tuaj më të mirë.
Meri Popins është dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
Nicholas Sparks, shkrimtari bestseller #1 i Nju Jork Tajmsit, vjen sërish me një roman të ri prekës që tregon për një mjek ushtrie të plagosur dhe për dy femra, të fshehtat e të cilave do të ndryshojnë rrugën e jetës së tij.
Në këtë vëllim krejtësisht të riparë e të zgjeruar, Andrew Morton, paraqet materiale të reja, që e kanë burimin te regjistrimet e jashtëzakonshme, dhe që kanë çuar në rivlerësimin e trashëgimisë dhe rëndësisë së saj për Familjen Mbretërore. Ndonëse nuk është më mes nesh, nuk ka dyshim se Princesha nuk është harruar. Diana: Historia e saj e vërtetë –...
Ky është një nga romanet më të suksesshme të Paolo Coelhos dhe një prej librave më të shitur në botë përgjatë këtij shekulli. Briliant në rrëfim, magjik dhe i thjeshtë në mënyrën sesi komunikon me lexuesin. Është një gjetje fantastike për dhurata për të dashurit apo miqt tuaj. Alkimisti nuk duhet humbur kurrësesi
I paparashikueshëm dhe tërheqës, një triller psikologjik që të bën të mbash frymën deri në faqen e fundit. Jérôme Vermilin - Métro "Një nga librat më të bukur të vitit." Gérard Collard - La Griffe Noire
Një burrë i ri që përpiqet të largojë tmerrin nga vdekja përmes vitalitetit seksual; një i moshuar që lufton me kufizimet e plakjes dhe kapet pas spontanitetit rinor, që ofron horizonte të pakufizuara; një paciente që është duke vdekur kërkon të gjejë kuptimin e jetës; një infermiere që u shërben të tjerëve, por nuk mund të ngushëllojë veten; një grua që...
Sekretet japoneze për një jetë të gjatë dhe të lumtur. Sillni kuptim dhe hare ditëve tuaja me udhërrëfyes ikigain.
Ky libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Polaku Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm,...
Nëse doni ti largoni lehtësisht mendimet negative që iu vijnë rëndon në kokë gjatë përditshmërisë, dhe të nisni rrugëtimin e harmonisë, nuk ka këshilltar më të mirë sesa Richard Carlson. Ai është një nga këshilluesit dhe motivuesit më të besuar të miliona amerikanëve dhe të lexuesve të tjerë në mbarë botën....
12 përralla të mrekullueshme të shoqëruara me ilustrime plot ngjyra. Shëtitni me to në botën e aventurave dhe të fantazisë.
Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojnë shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë. Në pak çaste përjeton dashurinë, dhimbjen, grykësinë, dëshpërimin, humbjen. I ndien tek...
I pasur me emocione dhe me ngjarje që të mbajnë pezull, romani “Më shiko” na kujton se ndonjëherë dashuria farkëtohet përmes krizave që kërcënojnë të na shkatërrojnë... dhe se mund të mos jetë gjithnjë e lehtë për t’i njohur ata që na shikojnë ashtu siç jemi me të vërtetë.
Metoda më e mirë e përgatitur nga ekspertët e arsimit parashkollor pranë Universiteti i Oksfordit për të përgatitur fëmijën tuaj për shkollë: Ndihmoje fëmijën duke u praktikuar në shtëpi. Ky libër me aktivitete për numërimin është shkruar nga mësues të arsimit parashkollor. Puno së bashku me fëmijën duke ndjekur udhëzimet dhe nxite atë ti përgjigjet...
Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.
Një shoqëri sekrete vëllazërimi. Një armë bërthamore shkatërruese. Një shënjestër e pabesueshme. Robert Langdoni, simbologjisti me famë botërore i Harvardit, i njohur nga lexuesi nëpërmjet romanit Kodi i Da Vinçit, këtë herë duhet të niset drejt Romës, në zbulim të një sekreti të paimagjinueshëm.
Ky roman i autores së njohur turke Elif Shafak, është një histori dramatike për familjen, dashurinë dhe keqkuptimet e fatit në jetën e dy motrave binjake të lindura në një fshat kurd. Ndërsa Jamila qëndron në vendlindje për t'u bërë mami, Pembe ndjek burrin i saj turk, Adem, në Londër, ku shpresojnë për një jetë të re për familjen e tyre.
Në këtë Udhërrëfyes të plotë do të gjeni: Strategjitë qetësuese për të përballuar frikërat irracionale dhe ankthet që shkaktojnë dobësi. Metodat për të interpretuar të kaluarën tuaj dhe për të kuptuar të tashmen, për të arritur paqen dhe perspektivën. Teknikat e relaksimit, te të cilat mund të mbështeteni kur ndiheni në panik. Hapat praktikë për të...
Çdo vend ka (të paktën) një shtëpi të braktisur dhe çdo shtëpi e braktisur ka historinë e saj. Në Stora – fshat bregdetar pranë Sarandës – historia e shtëpisë së braktisur është e trishtë, e dhimbshme dhe e mbushur me terror. Ajo është djegur dy herë dhe në secilën prej herëve, një fëmijë ka vdekur mes rrënojave.
Kjo gramatikë praktike gjermanisht - shqip është përshtatur për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë gjuhën gjermane, si për fillestarët ashtu dhe për ata që kanë një nivel të mesëm njohurishë, si dhe për cilindo që dëshiron të zgjerojë apo të rifreskojë njohuritë gramatikore të gjermanishtes në shkollë, në kurse të ndryshme etj.
A e dini sa fakte e hollësi të rëndësishme e interesante ka në këtë libër, të shoqëruara edhe me ilustrime? Zbulojini, ç’prisni!
Dy personazhet më të dashura për fëmijë, Madha dhe ariu vijnë edhe përmes librit. “Dita e reçelit” - lexo dhe argëtohu me figura ngjitëse. Zbulo aventurat e reja të heronjve të tu të dashur.
Historia e një dashurie të madhe, që provon t’i kundërvihet brutalitetit dhe absurditetit të luftës. Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur është një nga veprat më të rëndësishme të Remarkut, që u bë objekt i një ekranizimi të shkëlqyer kinematografik më 1958, ku shfaqet edhe vetë Remarku, në rolin e profesorit të vjetër, kundërshtar i regjimit nazist.
Valérie Perrin na prezanton një roman mbi dhunën e fjalëve, dhunën e gjesteve, dhunën e heshtjeve, mbi humbjen e njerëzve të dashur, ndjenjën e braktisjes. Një roman që duhet lexuar me diellin në zemër, për të mos u ndier i përkulur nën peshën e pikëllimit. Është një libër që të rrëmben, të mahnit për nga historia. Shkrimi është i rrjedhshëm, ritmik. Pena...
Një histori që i ka rrënjët në natyrën njerëzore dhe në dritëhijet e saj. Një roman drithërues, i cili na fton të reflektojmë për çdo siguri tonën.
"Shpesh njerëzit tregohen të verbër, apo bëjnë sikur. Kjo është një nga arsyet që kam shkruar romanin tim "Verbëri", të cilit ju i dhatë çmim. Gëzohem që më vlerësuat pikërisht për atë libër që e kam në zemër." Pas romanit "Murtaja" të Albert Kamysë, askush nuk ka ditur të përshkruajë një ankth kolektiv kaq metaforik dhe kaq real siç e përshkruan romani...
Metoda më e mirë e përgatitur nga ekspertët e arsimit parashkollor pranë Universiteti i Oksfordit për të përgatitur fëmijën tuaj për shkollë përmban tre libra në të cilat fëmijët 7-9 vjeç praktikojnë njohuritë.
Botimi i librit poetik "Ca pika shiu ranë mbi qelq" të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar.
Djali i ëndrrës së vrarë është varianti i Janulla Rrapit mbi historinë e dashurisë së djalit të saj, Renatos, me vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare, Gresën, një histori që sipas saj ka përfunduar tragjikisht.