Lulet e shpirtrave View larger

Lulet e shpirtrave

Valerie Perrin BD0604

New product

Përshkrim i shkurtër

Valérie Perrin na prezanton një roman mbi dhunën e fjalëve, dhunën e gjesteve, dhunën e heshtjeve, mbi humbjen e njerëzve të dashur, ndjenjën e braktisjes. Një roman që duhet lexuar me diellin në zemër, për të mos u ndier i përkulur nën peshën e pikëllimit. Është një libër që të rrëmben, të mahnit për nga historia. Shkrimi është i rrjedhshëm, ritmik. Pena është e ndjeshme, intime, poetike, shumë e bukur.

More details

470 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994306855

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

“Lulet e shpirtrave” është një roman i shkëlqyer, që të shkakton emocione të vërteta duke na treguar për jetën reale, e cila fatkeqësisht nuk është gjithmonë rozë. Pena e ndjeshme, realiste dhe intime e Valérie Perrin u jep zë të “padukshmeve”, këtyre njerëzve të thjeshtë që vuajnë në heshtje.

Violeta Tusënti është roja e varrezave në një qytet të vogël në Burgonjë, në verilindje të Francës. Frekuentues të rregullt të varrezave, por edhe kalimtarë, shkojnë të ngrohen në dhomën e saj të ndenjjes, ku të qeshurat dhe lotët përzihen me kafen apo alkoolin që ajo u ofron. Jeta e saj e përditshme organizohet rreth rrëfimeve të tyre.

Një ditë, për shkak se një burrë dhe një grua kanë vendosur të prehen së bashku në varrezën e saj, gjithçka ndryshon. Lidhjet që bashkojnë të gjallët dhe të vdekurit zhvarrosen dhe disa shpirtra që i mendonim të zinj, rezultojnë të jenë plot dritë.

Data sheet

pages490
ISBN9789994306855
RedaktoriArlinda Hovi Dudaj
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMargarita Skënderaj
RomanSagë&Histori
I ri1