Enkelejd Lamaj BD0540
New product
Çdo vend ka (të paktën) një shtëpi të braktisur dhe çdo shtëpi e braktisur ka historinë e saj. Në Stora – fshat bregdetar pranë Sarandës – historia e shtëpisë së braktisur është e trishtë, e dhimbshme dhe e mbushur me terror. Ajo është djegur dy herë dhe në secilën prej herëve, një fëmijë ka vdekur mes rrënojave.
10 Items
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994305360 | |
Por kjo është vetëm njëra anë e historisë – ajo që dinë të gjithë. Ana tjetër është ajo e një bote të harruar e plot hije, që ekziston kudo, por nuk është askund dhe ku çdo gjë që ndodh, ndodh gjithmonë dhe përgjithmonë.
Tre shokë – Lira, Alma dhe Oresti – duke rrëmuar mes viteve të pluhurosura dhe hijeve të harruara, zbulojnë se e shkuara kërkon të përsëritet.
Njëkohësisht njerku i Lirës – shkrimtari Vilson Leka – mëson se gjithë suksesi i është shenjuar nga një prezencë e errët, që e ka tërhequr, dalëngadalë, drejt shtëpisë së braktisur.
Ka ardhur vallë koha që një çmim të paguhet?!
Dikush duhet ta zbulojë të vërtetën, përpara se të jetë tepër vonë.
Sepse diku, mbi një shtrat prej hijesh, të një bote që aty është, por dhe nuk është, ajo e errëta hap sytë e saj prej zjarri.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 316 |
| ISBN | 9789994305360 |
| Published year | 2018 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Mister&Thriller |
Dikush zbulon një jetë tjetër, ose diçka të ngjashme me të dikujt, ëndrra refuzon ti përfundojë dhe cila është dhurata më e mirë për dikë që nuk dëshiron ta shohësh me sy? po sikur ajo që shkruan të jetë e tmerrshme, por jo aq sa ajo që nuk shkruan?
Enkelejd Lamaj i rikthehet tregimit pas gati 10 vitesh ne komunikim me lexuesit me levrimin e romanit thriller. Edhe ne kete permbledhje voluminoze sjell short story-n permes fantastikes, misterit dhe tmerrit, - si elemente moderniste te tregimit
Tiranë. Mesnatën e krishtlindjes, i kthyer në shtëpi pas anulimit të një udhëtimi me familjen, që do të kishte qenë gjithçka përveçse i këndshëm, Sidriti takohet me Anën magjepse dhe të mistershme. “Në qoftë se plotëson të gjitha dëshirat, vdes”, i mëson ajo, duke i treguar rrugën dhe hapur derën e një bote të pabesueshme dëshirash. Nën magjinë e tyre...
Cili shkon në një restorant dhe sheh se vera e kuqe është pak si shumë e kuqe; cili në diskotekë i vë syrin vajzës më të bukur; cili për të kaluar një fundjavë zgjedh dhomën e gabuar… mirëseerdhët në bord, zonja dhe zotërinj. Përgatituni për një udhëtim në botën e ‘një dere më tutje’, në botën e errët të natës, të populluar prej shpirtërsh të zymtë,...
Për ta gjetur e për ta ndalur, dikush duhet të kërkojë në skutat më të errëta të kujtimeve dhe të shkelë në rrugët më të përhumbura të së kaluarës, pavarësisht frikës se ato të shpien drejt fundi shkatërrues.